Qeveria e përkohshme po punon me besim për të vënë nën kontroll kaosin energjetik, tha për Nova TV kryeministri nga qeveria teknike Gëlëb Donev.
“Javën e ardhshme do të kemi aktin 15 për lidhjen e gazit me Greqinë – gjë për të cilën morëm akuza se e sabotojmë”, tha kryeministri dhe premtoi se kjo do të ulte çmimin e karburantit.
Bisedimet janë duke u zhvilluar me Greqinë dhe Turqinë për të rezervuar slota për importin e gazit të lëngshëm, shpjegoi Donev dhe shtoi se nuk ka asnjë përgjigje nga kompania ruse Gazprom për të rifilluar dialogun. Ai paralajmëroi se dimri do të jetë i vështirë, por kabineti po bën përpjekje për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset. Kryeministri nuk i mbështeti fjalët e zëdhënësit të kabinetit, Anton Kutev, se dimrin e ardhshëm kriza do të paguhet me jetë njerëzish.Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Në Manastir u hap klubi i shoqatës për kulturë, arsim dhe traditë “Ura Ballkanike”. Kjo ndodhi në prani të ambasadorit të Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov dhe Konsullit të Përgjithshëm në Manastir Nikollaj Dimitrov, diplomatëve..
Partia “Vëzrazhdane” organizon një protestë më 22 shkurt para Bankës Kombëtare Bullgare kundër hyrjes së vendit tonë në eurozonë dhe për ruajtjen e..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë..