Rusia duhet të tërheqë pajisjet e saj ushtarake nga termocentrali bërthamor i Zaporozhies dhe të ndalojë luftën në Ukrainë – këtë e ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, vihet në dukje në një njoftim të Pallatit Elysee. Kërcënimi për centralin bërthamor rrjedh kryesisht nga prania ushtarake ruse në zonë, tha Macron. Sipas mesazhit nga Kremlini, Putin e ka fajësuar ushtrinë ukrainase për bombardimet dhe ka paralajmëruar për "pasoja katastrofike" të mundshme.
Duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur një zonë e sigurisë bërthamore dhe fizike rreth termocentralit bërthamor “Zaporizhie” dhe konsultimet për këtë tashmë kanë filluar, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia është përgjegjëse për ndërprerjen masive të energjisë në Ukrainën lindore që preku 5 rajone.
Zelenski i tha CNN se ai nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin sepse nuk mund të zhvillohet një dialog me "ata që lëshojnë ultimatume".
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase ka çliruar 20 vendbanime të reja, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e përshpejtuar të korridorit të transportit nr. 8. Ministrat patën një takim dypalësh në kuadër të takimit..
Erëra me shpejtësi deri në 120 km/h kanë shkaktuar dëme në qytetin më të madh veriperëndimor të Vracës. Ka pasur dhjetëra raportime për degë dhe pemë të rëna në makina dhe rrugë, pajisje të dëmtuara dhe kabllo të thyera. Ndërprerje të pjesshme të energjisë..
Për të katërtin vit, Forbes mbledh në një skenë mendjet pas inovacioneve më të rëndësishme në biznesin bullgar. Fituesit e çmimeve Forbes Innovation 2024 do të shpallen gjithashtu gjatë aktivitetit, i cili do të mbahet në Qendrën për Arte..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..