Rusia duhet të tërheqë pajisjet e saj ushtarake nga termocentrali bërthamor i Zaporozhies dhe të ndalojë luftën në Ukrainë – këtë e ka deklaruar presidenti francez Emmanuel Macron në një bisedë telefonike me liderin rus Vladimir Putin, vihet në dukje në një njoftim të Pallatit Elysee. Kërcënimi për centralin bërthamor rrjedh kryesisht nga prania ushtarake ruse në zonë, tha Macron. Sipas mesazhit nga Kremlini, Putin e ka fajësuar ushtrinë ukrainase për bombardimet dhe ka paralajmëruar për "pasoja katastrofike" të mundshme.
Duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur një zonë e sigurisë bërthamore dhe fizike rreth termocentralit bërthamor “Zaporizhie” dhe konsultimet për këtë tashmë kanë filluar, tha drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se Rusia është përgjegjëse për ndërprerjen masive të energjisë në Ukrainën lindore që preku 5 rajone.
Zelenski i tha CNN se ai nuk është i gatshëm të negociojë me Rusinë për momentin sepse nuk mund të zhvillohet një dialog me "ata që lëshojnë ultimatume".
Gjatë 24 orëve të fundit, ushtria ukrainase ka çliruar 20 vendbanime të reja, njoftoi Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës.Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..
"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..
Udhëheqësi i GERB-it, Bojko Borisov, mohoi se ka pasur presion nga kreu i “DPS-Fillimi i Ri”, Deljan Peevski, i cili u sanksionua sipas Aktit global..
Rëndësia e anëtarësimit në eurozonë për Bullgarinë ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rosen Zheljazkov me Presidenten e Bankës Qendrore..
Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Në orët e mëngjesit do të ketë dukshmëri të..