Canko Cankov fitoi maratonën e notit në Ngushticën e Gjibraltarit. Ai e kaloi distancën prej 16 km e 750 m nga Tarifa (Spanjë) deri në Punta Cires (Marok) për 3 orë, 56 minuta e 3 sekonda. Sprinti i fortë final i solli Canko Cankovit një sukses historik, duke e bërë atë bullgarin e parë që notoi distancën nga Evropa deri në Afrikë.
Garuesi është në gjendje të mirë fizike pas fitores së arritur në kushtet jashtëzakonisht të vështira në Oqeanin Atlantik.Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..
Tenistja më e mirë bullgare Viktoria Tomova fitoi raundin e parë të turneut të tenisit WTA 1000 në Pekin me një fond çmimesh prej afro 9 milionë euro. Ajo mundi Lesja Curenko nga Ukraina me 6:3, 6:3. Kundërshtarja e radhës e bullgares, e cila është e..