Ministria e Shëndetësisë po prezanton masa të përkohshme anti-epidemike në çerdhe dhe kopshte, shkolla dhe në qendrat për mbështetje të veçantë arsimore nga data 15 shtator deri më 14 tetor. Rekomandohet, nëse është e mundur, që në çerdhe dhe kopshte puna me fëmijët të organizohet në të njëjtin grup me të njëjtin staf dhe në shkolla mësimet të fillojnë në orë të ndryshme, ndërsa procesi mësimor të kalojë në një regjim me dy turne. Rekomandohet gjithashtu që të ruhet një distancë fizike ndërmjet nxënësve të klasave të ndryshme dhe klasat të pushojnë sipas orareve të ndryshme.
“Është e nevojshme që në mëngjes të ketë një kontroll më të fortë shëndetësor të nxënësve që të mos lejohet hyrja në shkollë e fëmijëve me simptoma klinike të Covid-19, si dhe të sëmundjeve të tjera infektive akute”, thuhet në urdhrin e Ministrisë.Si Komandant i Përgjithshëm Suprem, jam kategorikisht kundër dërgimit të ushtarëve nga Bullgaria në Ukrainë në çdo formë. Këtë e tha para gazetarëve presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në shënimin e 35 vjetorit të themelimit të Konfederatës së..
Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 14 deri në minus 8°. Në Sofje do të jenë rreth minus 12. Dita do të jetë me diell, por me acar...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..