Bullgaria është tashmë i vetmi vend në BE që nuk bën pjesë në grupin e vendeve më të zhvilluara në botë, sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor për vitin 2021, të paraqitur nga Programi i OKB-së për Zhvillim. Arsyeja kryesore për rënien tonë nga kategoria është vdekshmëria e lartë gjatë pandemisë së koronavirusit, të cilën nuk arritën ta kontrollojnë disa qeveri. Vendi ynë del nga kategoria e parë – zhvillimi shumë i lartë njerëzor – dhe zbret me katër vende në renditje në vendin e 68-të, ku para saj dalin vende si Serbia, Mali i Zi dhe Gjeorgjia. Indeksi i Zhvillimit Njerëzor mat mirëqenien e 191 vendeve me tre tregues kryesorë – jetëgjatësiaе pritur, edukimi i popullsisë dhe Produkti Kombëtar Bruto.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..
Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..
Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..