Numri i qendrave të votimit jashtë vendit për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentar të 2 tetorit do të jetë 755, vendosi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - KQZ. Seksionet janë 5 më shumë se në zgjedhjet e fundit në nëntor 2021. Për 4 vende - Austri, Gjermani, Kanada dhe Norvegji, formimi i seksioneve jashtë misioneve diplomatike dhe konsullore mbetet i kushtëzuar deri më 16 shtator, kur pritet leja përfundimtare nga vendet pritëse, tha zëdhënësi i KQZ-së Cvetozar Tomov.
Për shkak të numrit të madh të njerëzve që dëshirojnë të votojnë në Republikën Çeke, në Ambasadën në Pragë, do të hapen 3 seksione, sepse shteti çek lejon që votimi të bëhet vetëm në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore, sqaroi Tomov.
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Shtatëdhjetë e shtatë për qind e atyre që punojnë në arsimin e mesëm janë të gatshëm të protestojnë me kërkesën për rritjen e pagave në këtë sektor,..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..