Bullgaria feston 137 vjetorin e Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore. Tradicionalisht, qendra e festimeve është qyteti i Plovdivit. Me tingëllimin e kambanave, filloi lutja solemne në Katedralen “Fjetja e Hyjlindëses Mëri” në qytet, e kremtuar nga Mitropoliti i Plovdivit Nikollaj. Sonte, në orën 20:30, në sheshin Sëedinenie (“Bashkimi”) të qytetit do të mbahet ceremonia solemne me fishekzjarrë, ku do të marrin pjesë presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova.
Sofja e shënon festën me një ceremoni përpara mauzoleumit-eshtërore të Princit Aleksandër I të Batenbergut. Pjesë e programit ishin njësia e Gardës Kombëtare dhe kuarteti vokal "Svetogllas".
Në Varna, në orën 18:00, në sheshin Nezavisimost (“Pavarësia”) do të mbahet rikrijim i ngjarjeve të vitit 1885. Pikërisht aty Princi Aleksandër I Batenberg u njoftoi njerëzve të mbledhur lajmin e Bashkimit.
Festa u shënua edhe në Jamboll me interpretimin e këngëve patriotike dhe një lutje falënderimi. Në kortezhin nëpër rrugët qendrore të qytetit morën pjesë edhe qindra qytetarë, të udhëhequr nga kompanitë përfaqësuese ushtarake.Përfaqësuesit e popullit nuk arritën të zgjidhnin një kryetar të Kuvendit Popullor në provën e katërt. Nga katër kandidatët, Raja Nazarjan, e propozuar nga GERB-SDS, dhe Sillvi Kirillov, i nominuar nga "Ka një popull të tillë", arritën në balotazh. Raja..
Taksistët e kryeqytetit janë duke protestuar kundër rritjes së çmimit të sigurimit të detyrueshëm të “Përgjegjësisë Civile”. Në orët në vijim ata do të demonstrojnë pakënaqësinë e tyre para të gjitha institucioneve shtetërore. “Ne duam një moratorium për..
Ministri në detyrë i mbrotjes Atanas Zaprjanov konfirmoi përkushtimin e Bullgarisë ndaj përpjekjeve të përbashkëta të Bashkimit Evropian në mbështetje të Ukrainës. Këtë ai e bëri në Bruksel në një takim të Këshillit të Punëve të Jashtme në formatin e..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Sipas një analize të Operatorit të Sistemit të Energjisë Elektrike, mungesa e energjisë elektrike pritet që në janar dhe shkurt. Në një konferencë..