Kryeministri në detyrë dhe ministri i punëve të brendshme duhet të dëgjohen në Kuvendin Popullor për arsyet e rritjes së shkallës së mbrojtjes së kryetarit të GERB-it, Bojko Borisov. Për këtë do të insistojë grupi parlamentar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB), u bë e qartë pas konsultimeve me forcat politike tek presidenti Rumen Radev.
“Për momentin është në proces fillimi i procedurës për formimin e qeverisë, mandatari është GERB dhe në të njëjtën kohë në hapësirën publike po shfaqen foto të snajperëve që kanë zbritur në gardhin e zotit Borisov në Bankja. Këtë ua tha gazetarëve bashkëkryetari i "Bullgarisë Demokratike" dhe ish-drejtori i Shërbimit të Sigurisë Kombëtare Atanas Atanasov. Ai pyeti nëse dikush dëshiron të ndërhyjë në këtë proces, duke cenuar sigurinë e kryetarit të partisë mandatare.
Atanas Atanasov gjithashtu tha se fotografitë janë autentike dhe janë bërë javën e kaluar. Nga ana e tij, kreu i shtetit ka deklaruar se për këtë temë do të diskutojë me shërbimet e sigurisë.Ditën e hënë do të jetë kryesisht me diell. Në disa vende në ultësira dhe lugina në orët e mëngjesit do të ketë mjegull afatshkurtër. Shi do të ketë kryesisht në rajonin Rilla-Rodope dhe rreth malit Stara Pllanina. Temperaturat minimale do të..
Patriarku Daniil kremtoi shërbesën hyjnore për të ashtuquajturën Ngjallje të Dytë të Krishtit në kishën e kryeqytetit "Shën e Diela" (“Sveta Nedelja”). Në liturgjinë festive u kënduan tekste nga Ungjilli në gjuhë të ndryshme, duke na kujtuar se..
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..
Të Shtunën e Madhe është dita e fundit e Javës së Madhe që i paraprin Pashkëve. Në këtë ditë të krishterët përkujtojnë varrimin e Jezu Krishtit dhe..
Ngjallja e Krishtit në qytetin Veliko Tërnovo, Bullgari Veriore, do të mirëpritet në majë të Kalasë Carevec. Portat e kalasë do të hapen në orën 22:30..
Tradicionalisht, në prag të festave të Pashkëve, fëmijët nga shkolla "Mbreti Simeoni i Madh", në fshatin Ivanjane, rajoni i Sofjes, u organizuan një..