Me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, nënpresidentja Ilijana Jotova u drejtoi një mesazh shoqërive bullgare në mbarë botën. "Sot është një festë e shenjtë në Bullgari - ne festojmë ngjarjen e 6 shtatorit 1885, ne festojmë Bashkimin si një akt të fortë dhe krenar të qeverisjes në Mbretërinë e Tretë Bullgare", tha ajo.
Duke kujtuar emrat e heronjve dhe mbështetjen e princit Aleksandër I të Batenbergut për aktin historik, nënpresidentja thekso: "Kjo betejë mbarëkombëtare rishikon Traktatin e Berlinit, korrigjon dëmtimet territoriale, i shtyn Fuqitë e Mëdha të vendosin një rend të ri dhe hap një rrugë në të cilën bullgarët do të vazhdojnë pas njëzet vjetësh me aneksimin e tokave të tjera tona të konfiskuara në Ballkan". thotë Ilijana Jotova.
Sipas nënpresidentes, nuk është rastësi që mesazhi i i shkruar në fasadën e Kuvendit Popullor thotë: “Bashkimi e bën forcën”. Sipas saj, ngjarja e 6 shtatorit është mësimi më i madh në historinë bullgare për bashkimin në mendime, ndjenja dhe vepra. “Një besëlidhje i bashkoi të gjithë bullgarët kundër padrejtësisë, një popull plot vetëbesim, guxoi të ngrihej kundër Fuqive të Mëdha dhe planeve nacionaliste dhe mbi të gjitha kundër kësaj që dikush tjetër të vendosë për fatin e tyre. Dhe ia doli!”, deklaroi Ilijana Jotova.
Në mesazhin e saj ajo i uron bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën për festën: “Ju përgëzoj nga zemra për përkuljen tuaj ndaj së kaluarës bullgare dhe për idenë patriotike për të qenë bashkë, të bashkuar me një festë të denjë”. Nënpresidentja u uron bullgarëve që të jenë të bashkuar dhe dinjitoz në punën e tyre dhe të kujtojnë se Bashkimi e bën forcën.Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..