Me rastin e Ditës së Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore, nënpresidentja Ilijana Jotova u drejtoi një mesazh shoqërive bullgare në mbarë botën. "Sot është një festë e shenjtë në Bullgari - ne festojmë ngjarjen e 6 shtatorit 1885, ne festojmë Bashkimin si një akt të fortë dhe krenar të qeverisjes në Mbretërinë e Tretë Bullgare", tha ajo.
Duke kujtuar emrat e heronjve dhe mbështetjen e princit Aleksandër I të Batenbergut për aktin historik, nënpresidentja thekso: "Kjo betejë mbarëkombëtare rishikon Traktatin e Berlinit, korrigjon dëmtimet territoriale, i shtyn Fuqitë e Mëdha të vendosin një rend të ri dhe hap një rrugë në të cilën bullgarët do të vazhdojnë pas njëzet vjetësh me aneksimin e tokave të tjera tona të konfiskuara në Ballkan". thotë Ilijana Jotova.
Sipas nënpresidentes, nuk është rastësi që mesazhi i i shkruar në fasadën e Kuvendit Popullor thotë: “Bashkimi e bën forcën”. Sipas saj, ngjarja e 6 shtatorit është mësimi më i madh në historinë bullgare për bashkimin në mendime, ndjenja dhe vepra. “Një besëlidhje i bashkoi të gjithë bullgarët kundër padrejtësisë, një popull plot vetëbesim, guxoi të ngrihej kundër Fuqive të Mëdha dhe planeve nacionaliste dhe mbi të gjitha kundër kësaj që dikush tjetër të vendosë për fatin e tyre. Dhe ia doli!”, deklaroi Ilijana Jotova.
Në mesazhin e saj ajo i uron bashkëatdhetarët tanë në mbarë botën për festën: “Ju përgëzoj nga zemra për përkuljen tuaj ndaj së kaluarës bullgare dhe për idenë patriotike për të qenë bashkë, të bashkuar me një festë të denjë”. Nënpresidentja u uron bullgarëve që të jenë të bashkuar dhe dinjitoz në punën e tyre dhe të kujtojnë se Bashkimi e bën forcën.Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..