Një afresk që rikrijon nguljen e gozhdëve për Kryqëzimin mund të shihet në Manastirin e Zemenit. Është pikturuar në shekullin e XIV dhe është unike në llojin e vet, pasi skena nuk gjendet në pikturën fetare botërore, njofton Administrata e Qarkut e Pernikut.
Afresket në kishën e manastirit “Shën Gjon Teologu" e ndjekin udhëtimin e Jezusit deri në Golgota. Një artist i panjohur në trojet tona e ka interpretuar në mënyrë të veçantë subjektin biblik "Darka e Fundit", duke e përshkruar Krishtin dy herë - duke e dhënë bukën dhe duke e derdhur verën. “Krishti i Dyfishtë” nuk mund të shihet askund tjetër, pretendon Administrata e Qarkut. Ky lexim i ndryshëm e bën tempullin jashtëzakonisht të vlefshëm për kulturën botërore.Cikli “Sofja e padukshme” për këtë vit do të mbyllet me ekspozitën “Artizanët e Sofjes”, kushtuar trashëgimisë kulturore të luajtshme. Ekspozita do të hapet sot, 21 tetor, në hapësirën e Sallave të rinovuara Qendrore të Tregut në kryeqytet...
Deri në fund të vitit bullgarët do të takohen me kulturën franceze në formën e një sërë shfaqjesh filmash, leximesh letrare, konferencash, ekspozitash etj . Rasti është 145 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Francës dhe..
Një nga vendet më interesante dhe plot ngjyra në çdo vendbanim është tregu i tij. Pavarësisht nëse është i hapur përditë apo në një ditë të veçantë të javës, nëse ka ose jo specifika të produkteve që ofron, tregu është një fenomen kulturor që ka..