Një afresk që rikrijon nguljen e gozhdëve për Kryqëzimin mund të shihet në Manastirin e Zemenit. Është pikturuar në shekullin e XIV dhe është unike në llojin e vet, pasi skena nuk gjendet në pikturën fetare botërore, njofton Administrata e Qarkut e Pernikut.
Afresket në kishën e manastirit “Shën Gjon Teologu" e ndjekin udhëtimin e Jezusit deri në Golgota. Një artist i panjohur në trojet tona e ka interpretuar në mënyrë të veçantë subjektin biblik "Darka e Fundit", duke e përshkruar Krishtin dy herë - duke e dhënë bukën dhe duke e derdhur verën. “Krishti i Dyfishtë” nuk mund të shihet askund tjetër, pretendon Administrata e Qarkut. Ky lexim i ndryshëm e bën tempullin jashtëzakonisht të vlefshëm për kulturën botërore.Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..
Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve". Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..
Ekipi i shkollës bullgare të së dielës "Ivan Vazov" në Paris po përgatit edicionin e dytë të konkursit letrar ndërkombëtar "Penda magjike". Sfida është për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë në mbarë botën që shkruajnë në bullgarisht, pavarësisht nga shkolla..