Ushtria ukrainase është tani 30 km larg Hersonit dhe kundërofensiva po përparon në dy drejtime drejt qytetit. Në perëndim, trupat ukrainase po i afrojnë Kiselivkës, dhe në veri kanë sunduar Visokopolja, njoftoi në Telegram nënkryetari i Këshillit Rajonal të Hersonit, Juri Sobolevski. "Visokopolja është Ukraina," njoftoi ai, cituar nga Ukrinform. Ndërkohë, nënkryetari i zyrës presidenciale Kirilo Timoshenko postoi në Facebook një foto të ushtarëve duke ngritur flamurin kombëtar në një ndërtesë që thuhet se është në rajonin Herson, raportoi Reuters.
Në fjalimin e tij të mesnatës, Presidenti Volodimir Zelenski shprehu besimin se flamuri ukrainas do të valojë sërish mbi Gadishullin e Krimesë. “Ne do të çlirojmë të gjitha trojet dhe bashkatdhetarët tanë. Të gjithë mund të shohin se pushtuesit tashmë kanë filluar të ikin nga Krimeja. Kjo është zgjedhja e duhur për ta”, tha presidenti ukrainas.
Nuk ka energji elektrike në një pjesë të madhe të rajonit të Zaporozhie të kontrolluar nga trupat ruse, tha për TASS Vladimir Rogov, një anëtar i administratës ushtarako-civile ruse në rajon. Po hetohen arsyet e ndërprerjes së energjisë elektrike. Sipas burimeve ruse, tre shpërthime janë dëgjuar në Energodar, qyteza ngjitur me termocentralin Zaporizhie.
Ukraina do të marrë 5 miliardë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian javën e ardhshme, tha kryeministri ukrainas Denis Shmigal gjatë vizitës së tij në Gjermani, raportoi Reuters. Fondet do të mbështesin ekonominë dhe ushtrinë dhe do ta ndihmojnë shtetin gjatë sezonit të ardhshëm të ngrohjes. Pas takimit me kryeministrin ukrainas, kancelari Olaf Scholz theksoi se është e rëndësishme të planifikohet rimëkëmbja e Ukrainës. Kjo çështje do të diskutohet në një konferencë ekspertësh që do të mbahet më 25 tetor në Berlin me iniciativën e Gjermanisë si kryetare e G-7 dhe të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..