Mundësitë për diversifikimin e energjisë, importimin e gazit natyror dhe naftës nga Emiratet e Bashkuara Arabe po diskutohen në kuadër të vizitës zyrtare të presidentit të Bullgarisë Rumen Radev në Abu Dabi me ftesë të Presidentit të vendit, Sheik Mohamed bin Zajed Al Nahjan. Presidenti bullgar hapi një forum biznesi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, në të cilin marrin pjesë përfaqësues të kompanive nga të dyja vendet. Në delegacionin bullgar që shoqëron presidentin ka edhe përfaqësues të biznesit në fushën e prodhimit të hidrogjenit të gjelbër. Radev vuri në dukje se Bullgaria ka teknologji, potencial shkencor dhe burime natyrore për të prodhuar sasi të mëdha të karburantit të së ardhmes - hidrogjen të gjelbër dhe për ta eksportuar atë.
Sipas Radevit, Bullgaria mund të kontribuojë në bashkëpunimin e qëndrueshëm ndërmjet Evropës dhe vendeve arabe, falë jo vetëm pozitës së saj strategjike gjeografike, por edhe për shkak të potencialit të akumuluar politik, ekonomik dhe shkencor.
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..