Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thatësira e Danubit kërcënon ekosistemet përgjatë lumit

Foto: Viktoria Topalska

Thatësira, e cila ka përfshirë të gjithë Evropën, po i shqetëson gjithnjë e më shumë bullgarët që jetojnë përgjatë bregut të Danubit.Niveli i ulët i lumit shkakton humbje ekstreme për transportin detar.Qindra mjete lundruese vetëlëvizëse dhe jo vetëlëvizëse presin në seksionin bullgaro-rumun dhe parashikimet nuk janë aspak optimiste. Uji është gjithashtu i ulët në rrjedhën e mesme dhe të sipërme të lumit, sepse nuk ka shi në zonën ujëmbledhëse dhe degët nuk mund të mbushin rrugën e madhe ujore evropiane.

“Niveli është vërtet jashtëzakonisht i ulët.Unë kam qenë në administratë më shumë se 10 vjet dhe mund të them se nuk ka pasur një nivel kaq të ulët dhe për një kohë kaq të zgjatur në vitet e fundit”, theksoi kapiteni Toni Todorov, Drejtor i Drejtorisë “Mbikëqyrje e lumenjve” – Llom, pranë  Administratës Detare. Ndikimi i ujit të ulët të Danubit është i shumanshëm dhe prek industri të ndryshme, por mbi të gjitha transportin dhe ujitjen.

“Kushtet e transportit janë definitivisht jo të favorshme për lundrim – theksoi kapiteni Todorov. – Në seksionin për të cilin jam përgjegjës janë përcaktuar katër vende që janë problematike në thellësi dhe informacioni vjen nga autoritetet rumune, sepse ata në fakt janë përgjegjës për to. Aktualisht rreth ishullit Bogdan Seçen dhe ishullit Dobrina janë dy vendet më të cekëta, të cilat janë përkatësisht 1.60 metra dhe 1.80 metra thellësi e rrugës së lirë”- sqaroi ai përpara Radios Kombëtare Bullgare Vidin dhe shtoi se, nuk ka informacion për anije të bllokuara në pjesën e lumit pranë qytetit bullgar Llom.


Banorët e Vidinit, të cilët jetojnë pranë lumit të madh evropian, janë gjithashtu të shqetësuar dhe ndajnë kujtimet e tyre në një sondazh për periudha të ngjashme thatësire:

“E di se, këtu përpara disa vjetëve pothuajse kishte ndaluar lundrimi. Tani nuk e di – dhëntë Zoti të ketë shira dhe të mbushet pak”, komenton një qytetar në anketën e kolegëve tanë nga qyteti Vidin.

“Jo, nuk kujtohem të ketë qenë kaq i ulët niveli - thotë e shqetësuar një banuese e qytetit Vidin. - Kishte vite kur anijet nuk udhëtonin, sepse niveli ishte i ulët. Tani ka peshk, nipi im shkon për të peshkuar dhe kap peshk. Nuk kishte dëborë, nuk kishte shira dhe prandaj sivjet niveli është kaq i ulët.”

“Është vërtet shqetësuese për vaditjen dhe për centralin bërthamor në Kozlloduj, mungesa e ujit dëmton gjithçka.Thatësira është kudo”.

Situata me nivelin e ulët të Danubit ka ndikim në ekosistem si tërësi.Valentin është një peshkatar shumëvjeçar nga Vidini, i cili aktualisht është në pension, por megjithatë nuk mbetet asnjë ditë që të mos jetë buzë lumit me shkopin e tij të peshkimit:

“Del në mëngjes, zakonisht aty rreth orës 7.00 se është dritë, kurse në orën 9.00 peshku nuk kapet më. Në mbrëmje peshku del sërish, në këto vende jemi dhe çdo natë. Tani këtu e shkatërruan bregun. Më përpara kishte shumë peshk, por qëkurse e bënë këtë breg me këta gurë vendet u shkatërruan...Dhe herë tjetër ka pasur një nivel të ulët, por tani qëndroi për një kohë të gjatë. Ky është shumë ujë, jo sikurse të jetë ndonjë lum ose një digë e vogël dhe të jenë tharë. Ujë ka mjaftë, por peshku ndien dhe ikën në thellësi, sepse koha është shumë e nxehtë”- tregoi peshkatari nga qyteti Vidin.


Përveç aktiviteteve njerëzore, thatësia prek drejtpërdrejt speciet shtazore dhe bimore përgjatë lumit dhe veçanërisht i dëmshëm është efekti i thatësirës në ligatinat dhe shpendët ujorë që folezojnë në to. Shkaqet për këtë gjendje janë komplekse, sqaroi për Radion Kombëtare Bullgare Stojan Mihov, drejtues i programit “Ujëra” në organizatën Fondi Botëror për Natyrën e Egër WWF.

“Kjo lidhet më së shumti me thatësirën e madhe dhe temperaturat e larta që nga fillimi i vitit në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku buron lumi Danub. Fatkeqësisht, pasojat janë mjaft të rënda për të gjitha kafshët dhe bimët që lidhen drejtpërdrejt me ujin dhe me nivelin e lumit Danub.Por sidomos për ligatinat dhe shpendët e ujit që folezojnë në to, sepse në pranverë niveli i lumit ishte aq i ulët sa nuk arrinte të përmbyste ligatinat përgjatë Danubit dhe zogjtë nuk mund të bënin folenë, gjë që është një problem serioz, pasi – shumica e shpendëve ujorë kërcënohen me zhdukje pikërisht për shkak të tharjes së vendeve të folezimit të tyre. 


Gjithashtu, ujitja e zonave të shumta bujqësore është e pamundur nga lumi Danub, veçanërisht në vendet pa stacione pompimi.Puset e njerëzve pranë lumit janë pothuajse plotësisht të thata, pasi lidhen drejtpërdrejt me nivelin e lumit Danub. Për një rrezik për termocentralet bërthamore, të cilat ftohen nga ujërat e lumit, raportojnë edhe vende të tjera, prandaj problem paraqet dhe niveli i ulët dhe temperaturat e larta të ujit. Problemet janë të shumanshme por, janë të lidhura edhe me ndryshimet klimatike globale.Dhe parashikimet nuk janë shumë të mira, pasi rajoni ynë bie në rajonet e parashikuara me një nga shkallët më të larta të thatësirës në 20-30 vitet e ardhshme”.

Intervista: Pllamen Kocev, BNR-Vidin

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Viktoria Topalska, pixabay, Facebook/riversupervisionlom, WWF



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD

Një shëtitje me sy të lidhur nëpër rrugët e Sofjes tregon se sa e vështirë është për të verbrit të qarkullojnë

15 tetori është Dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë dhe çdo vit tërheq vëmendjen e shoqërisë mbi sfidat me të cilat përballen personat me probleme në të parin dhe veçanërisht lidhjen e tyre me shoqërinë tonë. Shkopi i bardhë njihet si një..

botuar më 24-10-15 2.21.MD

Montana - qyteti përtej shablloneve

Montana është një nga qytetet rajonale në veriperëndim të Bullgarisë. Sipas statistikave, rajoni nuk mund të mburret me tregues veçanërisht të lartë në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, arsimit, shërbimeve sociale. Sipas të dhënave të vitit të..

botuar më 24-10-15 7.20.PD