Në sfondin e parashikimeve për një shtator të ngrohtë, Ministria e Turizmit vendosi të ftojë gazetarë, influencues, blogerë dhe vlogger nga Evropa për të parë me sytë e tyre se Bullgaria është një vend i bukur dhe paqësor. Këtë e tha për BNR ushtruesi i detyrës së Ministrit të Turizmit, Ilin Dimitrov. Sipas tij, afërsia jonë me veprimet ushtarake në Ukrainë u bë shkak për reduktimin e disa prej tregjeve tradicionale për vendin tonë. “Hartat e Evropës u ngatërruan disa herë. Në vend të Rumanisë u vendos Bullgaria. U qarkulluan të gjitha llojet e lajmeve të rreme. Të gjithë ushtrojnë në kurrizin e turizmit bullgar”, tha Dimitrov. Ai përkujtoi se sivjet shumica e bullgarëve zgjodhën të kalojnë pushimet në Bullgari.
E vendosur në Rillën Veriperëndimore, në luginën e lumit Maljovica, shtëpia malore "Maljovica" është ndër më të njohurat në mesin e alpinistëve në Bullgari - për pushime, për të ngrënë apo pije freskuese dhe si pikënisje për një sërë majash -..
Qyteti turistik Primorsko në bregdetin tonë jugor po pret Forumin e Detit të Zi 2024, ku kompanitë dhe bashkitë më të suksesshme në rajonin e Detit të Zi do të nderohen në një ceremoni zyrtare më 6 shtator 2024 në qendër të qytetit. Për të nëntin..
Festivali i kosit - kultura dhe traditat '2024 fillon sot në fshatin Momçillovci , rrethi i Smoljanit, në malin e Rodopeve . Festa, e cila organizohet nga Bashkia e Momçillovcit, një kompani partnere kineze dhe të tjerë, do të zgjasë..