Aleksandra Totkova e regjistroi emrin e saj me shkronja të arta në historinë bullgare të alpinizmit. Ajo u bë kampionia jonë e parë botërore pasi triumfoi në disiplinën e saj të preferuar në ditën e parafundit të Kampionatit Botëror të Ngjitjes Sportive për Djemë dhe Vajza në Dallas (SHBA), njofton Sportal.com.
Kjo është medalja e tretë e Aleksandrës në kampionatin botëror për vajza, pas argjendit dhe bronzit në vitin 2019 në grupin e moshës 14-15 vjeç.
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..