Në fund të studimeve arkeologjike të një objekti nga epoka romake, i regjistruar në jugperëndim të tumës Ostrusha pranë Kazanllëkut, arkeologët hasën një gjetje të rëndësishme, raportoi BTA. Studimi u krye nga një ekip i Muzeut Historik lokal “ISKRA” si pjesë e projektit të bashkisë "Bota Trakase" në kuadër të programit "Rajonet në rritje" 2014 - 2020.
Gjatë gërmimeve u regjistruan 15 struktura arkeologjike. Dy prej tyre janë objekte me karakter ekonomik. Materiali qeramik i zbuluar dhe numri i vogël i gjetjeve të vetme mundësojnë datimin paraprak të këtyre strukturave në shekullin III-IV.
Në një ndërtesë, u gjet një enë e madhe qeramike - një pitos, i përdorur në këtë epokë për të ruajtur drithërat. Këto enë i kanë varrosur në tokë, duke lënë mbi sipërfaqe vetëm gojën e tyre, të mbuluar me kapak.
Pitosi nga Ostrusha të bën përshtypje me përmasat e tij, është shumë i ruajtur, gjë që mundëson ekspozimin e tij së shpejti.Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Dy kisha me emrin e Shën Nikollës ngrihen në një oborr në fshatin Vlladimirovo në rajonin e qytetit Montana të Bullgarisë Veriperëndimore. Njëra është ortodokse dhe tjetra katolike, gjysmë e rrënuar. Tempulli katolik u ndërtua në vitet 1422-1423 nga..
Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë..