Në fillim të mbledhjes së qeverisë së përkohshme, kryeministri Gëllëb Donev u bëri thirrje ministrave të tij që të ruajnë qetësinë dhe vetëkontrollin, edhe pse ndonjëherë kanë arsye të përgjigjen ndaj deklaratave të rreme dhe ofenduese.
“Fushata zgjedhore filloi para fillimit zyrtar dhe për fat të keq ka faktorë që e perceptojnë qeverinë e përkohshme si kundërshtar në këtë fushatë dhe duan të marrin përfitime të dyshimta politike mbi kurrizin tonë”, theksoi Gëllëb Donev.
Ai vuri në dukje se qeveria e përkohshme nuk do të marrë pjesë në zgjedhje dhe është e logjikshme që partitë dhe koalicionet të kërkojnë kundërshtarë diku tjetër. Sipas Donev, detyra parësore e qeverisë së përkohshme është t'i zgjidhë problemet e qytetarëve bullgarë dhe jo të hyjë në diskutim me ata që i kanë krijuar ato me veprime apo mosveprime.
Kryeministri i përkohshëm u shpreh se ekipi i tij do të vazhdojë të punojë aktivisht duke kapërcyer vështirësi reale dhe jo imagjinare.
“Sipas Kushtetutës dhe me ndërgjegje, është përgjegjësia jonë që të sigurojmë përgatitjen dhe mbajtjen e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira”, theksoi Gëllëb Donev. – Këtë e bëjmë dhe do ta bëjmë pa kompromis”.
Ministria e Brendshme po ecën mirë. Ka një rritje të numrit të trafikantëve të njerëzve dhe të drogës të kapur përgjatë kufijve të Shengenit. Këtë e tha ministri i brendshëm Daniell Mitov, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, gjatë prezantimit..
Kryetari i komunës së Sofjes Vasill Terziev dhe nënkryetari për financat Ivan Vasilev u takuan në Sofje me drejtorin e asociuar të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Donalld Mishaxhiu. Qëllimi i takimit ishte kërkimi i mundësive për..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma. Kështu deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministri i inovacionit dhe zhvillimit Tomisllav Donçev..
Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..
“Analiza e gjendjes dhe përgatitjes së Forcave të Armatosura në vitin 2024” u prezantua në kuadër të Konferencës Vjetore të Shefit të Mbrojtjes..