Pas një pauze dyvjeçare, treni legjendar Orient Ekspres, i cili udhëton një herë në vit nga Parisi deri në Stamboll, ndaloi në Stacionin Qendror Hekurudhor në Ruse, raportoi BTA. Në 15 vagonët e trenit udhëtojnë 83 turistë nga vende të ndryshme, kryesisht amerikanë dhe anglezë, dhe një staf prej 47 personash kujdeset për komoditetin e pasagjerëve. Menuja e larmishme e ushqimit përfshin një pjatë lokale nga çdo vend ku kalon treni.
Para Agjencisë Telegrafike Bullgare BTA, Stefano Gambilone, një nga stuardët në tren, e krahasoi përjetimin në tren me një transferim në vitet 1920. Ai vuri në dukje se pasagjerët gjithmonë festojnë diçka dhe është gjithmonë argëtuese.
Sipas Radosllav Turllakovit, kreu i Stacionit Qendror Hekurudhor në Ruse, gjatë qëndrimit në qytetin bullgar Ruse pranë lumit të Danubit, treni do të mbushet me ujë, do t'i nënshtrohet një kontrolli teknik dhe një kontrolli kufitar. Për rrugën drejt Varnës, dy lokomotivat rumune me naftë do të zëvendësohen me lokomotivën e re elektrike të Hekurudhave Shtetërore Bullgare “Hani Kardam”.
Treni duhet të arrijë nesër në Stamboll. Pas kësaj “Orient Ekspres” do të kalojë sërish përmes Ruses të shtunën e datës 3 shtator, kur do të qëndrojë në stacion për 101 minuta.Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..