Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kompanitë me potencial rritjeje marrin pjesë në procedurën e parë të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë

Foto: BGNES

Procedura e parë e Planit për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri në mbështetje të biznesit të vogël “Modernizimi teknologjik” synon ndërmarrjet me potencial për rritje, tha për BNR Eleonora Negullova, kryetare e Shoqatës së Bizneseve të Vogla dhe të Mesme. Sipas saj nga kjo mundësi do të përfitojnë nja 500-600 kompani, të cilat shpresojnë për një ndikim pozitiv në ekonomi në periudhën afatmesme, por rezultatet e mbështetjes do të ndodhin jo më herët se sa 2 vjet. Për ndërmarrjet më të qëndrueshme në total do të ndahen 260 milionë leva (133 milionë euro).

Gati 1100 kompani po marrin pjesë në ditën e sotme të informacionit në internet në lidhje me mundësitë e biznesit sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Veprimtarinë e hapi Zëvendëskryeministri teknik për Menaxhimin e Fondeve Evropiane, Atanas Pekanov.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ka gjasa që nyja gordiane në Parlament të pritet

GERB-SDS tërhoqi nominimin për kryetar të Kuvendit Popullor. Në provën e tetë zgjedhore janë tre kandidatët për kryetar të Kuvendit Popullor. "V;zrazhdane" përsëri propozoi Petër Petrov, "Ka një popull të tillë" përsëri e nominoi Sillvi Kirillov, dhe..

botuar më 24-11-29 12.21.MD
Ilijana Jotova

Ilijana Jotova: “Varet nga partitë politike nëse parlamenti do të ketë jetë”

Nga zgjedhja e kryetarit të Kuvendit Popullor varen dy procedura shumë të rëndësishme. Para gazetarëve nënkpresidentja Ilijana Jotova vuri në dukje se nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit Popullor, do të mund të shqyrtohet buxheti i shtetit dhe..

botuar më 24-11-29 11.24.PD
Ivajllo Mirçev

Ivajlo Mirçev: “Ne dukemi qesharakë në sytë e njerëzve”

Afati për të penguar mundësinë që Borisllav Sarafov të marrë postin e kryeprokurorit skadon, si dhe për votimin e buxhetit, tha për BNT Ivajllo Mirçev nga "Bullgaria Demokratike". Ai theksoi se partia do të veprojë me përgjegjësi ndaj votuesve..

botuar më 24-11-29 11.04.PD