Akademia Bullgare e Shkencave, së bashku me pesë universitete në Bullgari - universitetet e qyteteve Sofja, Plovdiv, Veliko Tërnovo, Shumen dhe Universiteti Jugperëndimor, po fillojnë një program “Studime bullgare” për të mbështetur gjuhën dhe kulturën bullgare. Tani për tani planifikohet për një periudhë 3-vjeçare. Aktivitetet janë të orientuara kryesisht për specialistët e gjuhës bullgare jashtë vendit. Do të financohen specializimet e shkencëtarëve të rinj të huaj ose doktorantëve specialistë në gjuhën, kulturën, historinë bullgare. Planifikohet të sigurohet qëndrim deri në tre muaj në Bullgari për ekspertët e huaj të afirmuar në këtë fushë, të cilët do të kryejnë kërkime të përbashkëta shkencore me kolegët e tyre bullgarë. Planifikohen edhe leksione udhëtimi.
Për shembull, Universiteti Joperëndimor “Neofit Rillski” planifikon një ligjëratë në të cilën do të tregohet bukuria e maleve Rilla dhe Pirin, tha për BNR Bllagoevgrad, Prof. Magdalena Kostova-Panajotova, dekane e Fakultetit Filologjik të Universitetit.
Interesi për gjuhën bullgare në Lindje - Japoni, Kinë - po rritet. Gjuha bullgare studiohet në tri universitete në Kinë dhe studentët janë jashtëzakonisht të motivuar, theksoi edhe Kostova-Panajotova.
Minoriteti kombëtar bullgar në Shqipëri është një nga më të mëdhenjtë në vend, sipas të dhënave nga censi i fundit zyrtar i popullsisë atje. 7 057 persona janë deklaruar si bullgarë, në krahasim me 23 000 që janë identifikuar si grekë, 12 000 si..
Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..