Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përgjigjja e saktë nga anketa jonë:

Asen Pejkov e ka bërë skulpturën prej nëntë metrash të Leonardo da Vinçit në Aeroportin e Romës

Gjatë rrugës për në Aeroportin në Fiumiçino në Romë, ngrihet statuja e Leonardo da Vinçit.Mijëra turistë duke udhëtuar drejt “qytetit të përjetshëm” kalojnë çdo ditë përmes kësaj pikë kureshtare të kryeqytetit italian. Por, a kanë dëgjuar ata dikur, se kjo statujë e bukur, e cila i pret akoma në aeroport është vepër e skulptorit bullgar Asen Pejkov?


Po të përdorim anketën e fundit të Radio Bullgarisë për një lloj sondazhi sociologjik, përgjigja do të ishte pozitive. Lexuesit e faqes sonë greke janë më të diturit. 61% prej tyre e dinë se kush është skulptori bullgar që ka bërë statujën e Leonardo da Vinçit në Aeroportin Fiumiçino të Romës. Me përjashtim të turq folësve, të cilët e vendosën përgjigjen e saktë në vendin e fundit mes pesë emrave, të gjithë të tjerët dhanë më shumë vota për Asen Pejkov. Dhe ndërsa kureshtja e të huajve ngjall një admirim, një temë për tu menduar mbetet se përse pothuajse gjysma e bullgarëve (44%) që iu përgjigjën pyetjes sonë nuk e kanë kuptuar se, me shkeljen e vet në tokën italiane mund të përvetësojnë një pjesë të arritjes së një bashkatdhetari të madh.

Popullariteti i Asen Pejkovit, i lindur në vitin 1908 në Sofje, kalon përtej kufijve jo vetëm të Bullgarisë dhe Italisë, por edhe të Evropës.

Ai u diplomua me medalje të artë në Akademinë Shtetërore të Arteve në klasën e skulptorit Profesor Andrej Nikollov.Në moshën tridhjetë vjeçare la vendlindjen dhe u vendos në Itali, ku u bë një nga figurat kryesore të skulpturës italiane.

Gjatë viteve 40 të shekullit të kaluar Asen Pejkov tashmë i ka fituar vend vetes në jetën artistike të Romës. Gjatë asaj kohe ai ka një atelie në rrugën më elegante romake - Via Margutta, dhe lëviz në shoqërinë e yjeve të klasës botërore.Shokë të tij në jetën boheme janë Vittorio de Sica, Federico Fellini, Ava Gardner.


Ai e kthen portretin në subjekt të tij dhe nën duart e tij gjallërojnë dhe vijnë në jetë figura historike në një gamë të gjerë kohore - nga Mozarti deri tek  Hani Asparuh, nga Alexandër Fleming deri tek Sofia Loren. Në vitet 1950 dhe 1960, të shekullit të kaluarai u bë një nga skulptorët më të kërkuar dhe më të vlerësuar të portreteve në Itali, dhe mbi një mijë prej veprave të tij janë të shpërndara nëpër galeri dhe koleksione private në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe në Amerikën e Jugut.


Statuja gjigante prej nëntë metrash prej bronzi e Leonardo da Vinçit, të cilën skulptori e bëri pasi fitoi një konkurs të Bashkisë së Romës, është zbuluar më 19 gusht 1960. Asen Pejkov e vendos gjeniun e Rilindjes në një piedestal prej tre metrash me njërën dorë të drejtuar nga qielli, ndërsa dora tjetër mban një vidhë ajrore - një nga shpikjet e tij që lidhet me fluturimin.

Mjerisht, skulptori, i cili ishte i nderuar nga e gjithë Italia dhe më gjerë, nuk arriti të fitonte famë dhe njohje në atdheun e tij gjatë jetës së tij. Në vitin 1969, projekti i tij për një monument të Hanit Asparuh  mori një çmim inkurajues nga juria bullgare.Pas një jete krijuese, të hapur në më shumë se 30 vjetëve, Asen Pejkov u largua nga kjo botë gjatë vitit 1973 në vendin i cili e vlerësoi talentin e tij.

Sot, një shesh në Romë mban emrin e Asen Pejkovit, kurse krijime të tij mund të shikohen në 16 qytete italiane. E megjithëse lavdia e dikurshme e Via Margutta është zbehur prej kohësh, studioja e skulptorimit të bullgarit ende qëndron aty me disa nga skulpturat e tij, të ruajtura falë djalit të tij Rodolfo.


Kur bashkatdhetarë tanë shkojnë në Caffé Greco në Via Condotti- qendër e poetëve, piktorëve dhe muzikantëve akoma përpara një shekulli, befasohen se, pikërisht aty në "strofullën" e kaq shumë personazheve të famshëm gjendet basorelievi i Asen Pejkovit dhe një pikturë e vogël e kuqe e vëllait të tij Ilija- piktori i cili ka parë Kozmosin. Me tëpo kështu është e lidhur njëhistori mjaft kureshtare. Kur Jurij Gagarini kthehet nga fluturimi i tij, ai beson se është njeriu i vetëm i cili ka hedhur vështrim në univers. “Nuk është e mundur që të transferosh në piktura atë, që është në realitet”, bërtet ai, duke qëndruar përballë pikturave kozmike të Ilija Pejkovit.

Prisni tregimin e Radio Bullgarisë për këtë piktor të pazakonshëm dhe vizionar. Kurse deri atëherë mund të përfshiheni me përgjigjen tuaj mbi pyetjen tonë të re nga viktorina:

Kush e prezantoi praktikën e “Paneurithmias” së shëndetit mendor dhe fizik, të përhapur në të gjithë botën?

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dr. Petër Beron

Dr. Petër Beron për hapat e parë të tranzicionit bullgar dhe demokracisë sot

Më 10 nëntor 1989, në një mbledhje të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste Bullgare (BKP), Todor Zhivkov u lirua nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm - posti më i lartë në parti dhe në shtet. Ajo që ndodhi në takim më vonë do të përkufizohej si një..

botuar më 24-11-10 7.30.PD
Shishja nga ana e përparme dhe e prapme.
Foto: Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum - Debellt

Një shishe që përshkruan mitin e përbindëshit Himara u zbulua në një nekropol romak të shekullit të II-të

Arkeologët zbuluan një shishe qelqi shumë të rrallë dhe të vlefshme në një varr të shekullit të II-të në nekropolin jugor të kolonisë romake Deultum pranë fshatit Debellt /Bullgaria Juglindore/. Gjëja unike është se ajo përshkruan mitin e përbindëshit..

botuar më 24-11-09 9.25.PD

Nderojmë Ditën e Kryeengjëjve - ditën e të gjitha hierarkive engjëllore

Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..

botuar më 24-11-08 10.27.PD