Më shumë se 16 000 aplikime janë dorëzuar për votimin jashtë vendit në zgjedhjet e 2 tetorit, më shumë se 10 000 janë regjistruar në Turqi. Bullgaria ka marrë tashmë leje nga 48 vende për të mbajtur votimin parlamentar. Autoritetet çeke nuk kanë lejuar hapjen e seksioneve jashtë Ambasadës Bullgare në Pragë. Me këtë rast, Sekretari i Përhershëm i MPJ-së, Ivan Kondov, ka bërë të ditur se po kërkohet opsion që në ambasadë të formohen edhe tri seksione. Ai u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të paraqesin numrin maksimal të aplikimeve për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e votimit. Gjithashtu, pas përfundimit të Ligjit të Gjendjes së Jashtëzakonshme, nuk do të mund të votohet me dokumente personale të cilave u ka skaduar afati i vlefshmërisë.
Nuk ka plane për hapjen e qendrave të votimit në Ukrainë. Tani për tani nuk ka leje për hapjen e konsullatës sonë të përgjithshme në Odesë, por qeveria e përkohshme ka nisur një procedurë për hapjen e punës së misionit tonë diplomatik në Kiev, tha zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kostadin Koxhabashev. Nëse kushtet lejojnë, ekipi i parë diplomatik do të largohet në fillim të shtatorit, ndërsa ai i dytë në fund të muajit shtator.
Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në..