Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për një byrek bullgar dhe kavarma në fshatin ukrainas Kubej

10
Foto: arkiv personal

Banuesit e fshatit Kubej në Bollgrad-Ukrainë, komunikojnë midis tyre në një gjuhë të bukur dhe arkaike bullgare, respektojnë traditat bullgare, kurse në tavolinën e vet vendosin gjellë të shijshme bullgare. Fshati është i njohur dhe si vendlindja e gjuhëtarit dhe luftëtarit të shquar për pastërtinë e gjuhës bullgare Akademik Aleksandër Teodorov-Ballan.

Bullgarët kanë ardhur në këto krahina përpara më shumë se 200 vjetëve, por dhe deri më sot ruajnë një lidhje të shëndoshë e të gjallë me rrënjën e vet, e cila kuptohet se kalon dhe përmes kuzhinës. Gjatë muajve të ngrohtë pëlqejnë të përgatisin një gjellë me perime mjaft vitaminoze tipike bullgare - me qepë, patate, patëllxhan, speca dhe domate, kurse në prag të Krishtlindjes nikoqiret e shtëpisë japin bullgur me fruta të thata ose me patate dhe uzvar /oshaf, të përgatitur prej kajsive dhe dardhave të thata/.

Këtë e tregoi për Radio Bullgarinë Anna Arabaxhi, e cila ka lindur dhe jeton në Kubej. Me të u lidhëm për të na sqaruar për sekretet në kuzhinën e bullgarëve besarab. Babai i saj është bullgar, kurse nëna-gagauze. Ajo tregon se dikur fshati, në të cilin bashkëjetojnë bullgarë dhe gagauzë ka qenë mjaft i madh. Bullgarët atëherë kanë numëruar rreth 6 mijë. Por sot janë më pak, meqenëse një pjesë prej tyre kanë shkuar për të kërkuar punë në qytet. Për emrin e fshatit Anna tregon këtë legjendë:

Anna Arabaxhi

“Këtu ka pasur dy vëllezër. Ata kanë qenë shumë të pasur. Njëri e ka pasur emrin Ku, kurse tjetri - Bej. Njëherë ka vërshuar ujë me bollëk. Të dy e kanë ndaluar këtë ujë, që të mos të përmbysë fshatin. E kanë ndaluar duke vendosur lesh dhe shkopinj prej hardhie. Për nder të tyre fshati është quajtur Kubej”.

Bullgarët këtu pëlqejnë shumë që të mblidhen bashkë nëpër festa - të komunikojnë, të hanë një ushqim të mirë, të luajnë valle dhe kuptohet të këndojnë këngë. “Nëna ime pëlqente shumë të këndojë këngë për turqit dhe bullgarët”, kujtohet Anna Arabaxhi dhe nis të këndojë një këngë të trishtuar-një histori nga koha e robërisë turke:

Kështu brez pas brezi bullgarët etnik në fshat transmetojnë kujtesën për të kaluarën e popullit tonë, traditat, zakonet. Në këtë mënyrë ruhen dhe recetat tradicionale. “Ne si gjyshet e vjetra u bërtasim nuseve: ”Hajde këtu që të mësohesh! Unë nuk jam e përjetshme! Ti duhet të dish”, qesh Anna. Ajo sqaron se mishi më i preferuar tek ata është mishi i deles , kurse nga erëzat më e përdorur është shtërmeni. Piperi i kuq po kështu është me nder, ku detyrimisht e përgatisin vet në shtëpi. Por ja dhe sesi gatuajnë bashkatdhetarët tanë kavarmanë e dashur:

“E gatuajmë me mish deleje. Vëmë pak yndyrë qengji për t'u shkrirë.Më pas vendosim mishin. E mbulojmë në mënyrë që të zihet pak. Shtojmë verë dhe e lëmë të ziej me të rreth një orë. Pas kësaj e heqim kapakun, e trazojmë, i vëmë erëzat dhe e lëmë të ziej pa kapak në një tenxhere të hapur derisa të zihet mirë”, tregon Anna.

Një pjesë e pandarë nga kuzhina bullgare dhe në Kubej është byreku. Më shpesh e gatuajnë me një mbushje prej djathi, por gjatë verës mund ta përgatisin dhe me më shumë qepë, kopër dhe vezë.

“Ne i tëhollim petët, pas kësaj i lëmë pak që të thahen. Pas kësaj i vëmë përsëri në tavolinë. I lyejmë me dhjam derri të tretur ose me margarinë, lart vëmë gizë dhe djathë të përzier, të mos të jetë shumë i kripur nga djathi, pas kësaj i mbledhim dhe i renditim në tavë. Lart përsëri vëmë pak yndyrë ose margarinë dhe e vëmë në furë për rreth-10-15 minuta, që të mund të thahen petët mirë. Pas kësaj marrim ajkë qumështi, vezë, i trazojmë dhe harxhin ia hedhim byrekut dhe vazhdojmë ta pjekim.”

Byreku është një pjesë e gjellëve dhe për tavolinën e Vitit të Ri. Atëherë në të vënë dhe urime për fat. Kushdo që merr një shkop do të jetë i suksesshëm në bujqësi, dhe kushdo që merr një monedhë do të jetë i pasur.

Radio Bullgaria ju uron paqe dhe mirëqenie kësaj krahine me njerëz të mirë - mbrojtës dhe ruajtës të traditave, dhe fati të jetë një shoqërues i tyre i përhershëm. Gëzuar festën Bollgradit!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal, Facebook / @Bessarabia Secret




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD
Foto: Shoqata e Ansambleve Folklorike Bullgare Jashtë Vendit

Ansamblet folklorike bullgare jashtë vendit janë bërthama e komunikimit social dhe kulturor

Nuk ka statistika që përmbledhin numrin e saktë të grupeve bullgare të vallëzimit jashtë vendit. Por një gjë është e sigurt - këto grupe të krijuara vetë, të shpërndara në të gjitha kontinentet, janë një urë lidhëse e gjallë midis Bullgarisë dhe pjesës..

botuar më 24-06-30 8.05.PD

Ditën e Enjos, barishtet dhe uji fitojnë fuqi magjike

Herët në mëngjes djemtë dhe vajzat mblidhen nëpër livadhe që të luajnë me diellin. “Besohet se atëherë dielli luan sepse është solstici më i gjatë i vitit” – kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ditur për Ditën e Enjos, sipas tetëvjeçarit Ivo..

botuar më 24-06-24 6.30.PD