Mack Rutherford u ul sot në aeroportin pranë fshatit të rrethit të Radomirit – Kondofrej (Bullgari Perëndimore). Adoleshenti 17-vjeçar nga Belgjika e nisi udhëtimin e tij rreth botës në mars të këtij viti nga i njëjti vend.
Rutherford theu dy rekorde - për pilotin më të ri që ka udhëtuar vetë në mbarë botën dhe për personin më të ri që ka bërë një udhëtim rreth botës me një avion ultra të lehtë. I riu ka kaluar nëpër territorin e 52 shteteve. Arritja e tij pritet të regjistrohet në Librin e Rekordeve Guinness.
Mack është vëllai më i vogël i Zara Rutherford, e cila në janar të këtij viti theu rekordin botëror për gruan më të re që udhëtoi rreth botës solo, si dhe për personin më të ri që udhëtoi rreth botës me një aeroplan ultra të lehtë - një rekord që e theu vëllai i saj.Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..