Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pa maska në transportin publik nga e enjtja

Foto: BGNES

Maskat si masë anti-epidemike kundër Covid-19 nuk do të jenë të detyrueshme në transportin publik nga e enjtja, njoftoi Prof. Radka Argirova, anëtare e grupit të ekspertëve për koronavirusin në Ministrinë e Shëndetësisë.

"Mund të themi se po e udhëheqim epideminë," komentoi ajo. Sipas saj, ka një rënie të dukshme të numrit të infeksioneve të reja në vend - rreth një mijë në ditë, ndërsa numri i pacientëve në njësitë e kujdesit intensiv është nën 50.

Prof. Radka Argirova parashikon se po kalojmë në të ashtuquajturën “periudhë endemike” dhe së shpejti koronavirusi do të barazohet me gripin.

Megjithatë, maskat mbeten të detyrueshme në objektet shëndetësore, farmaci, optikë, si dhe në azile.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nga “Bullgaria Demokratike” ofruan mbështetje për kandidaturën e Sillvi Kirillov

Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..

botuar më 24-11-28 1.44.MD

GERB-SDS paraqiti kërkesat e veta për interpretim të dispozitave të Kushtetutës

Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..

botuar më 24-11-28 11.23.PD

Gjykata e Lartë Administrative prapë nuk zgjodhi kryetarin e vet

Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..

botuar më 24-11-28 10.22.PD