Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

35% e bullgarëve që punojnë janë të varfër

Inflacioni vazhdon të tejkalojë rritjen e të ardhurave

Shërbimet sociale nuk duhet të ofrohen dhe të financohen pjesë-pjesë, tregon një studim i Institutit për Ekonominë e Tregut

Foto: BGNES

Pabarazitë sociale dhe inflacioni janë dy nga problemet kryesore në politikën e të ardhurave në vendin tonë. Dhe nëse inflacioni është një problem pan-evropian, i provokuar nga faktorë të jashtëm - lufta në Ukrainë, çmimi i transportuesve të energjisë, etj., hendeku shumë i madh midis të pasurve dhe të varfërve në Bullgari është një problem që ekziston prej vitesh.

Tek ne 35% nga bashkatdhetarët tanë janë punues të varfër, të cilët marrin një rrogë pune minimale. Ajo është pa një minimum pa taksa dhe nga 710 leva, punonjësit marrin vetëm 550 leva.Në këtë sfond, sipas Institutit Kombëtar Statistikor, rritja e inflacionit është 17,3% mbi bazë vjetore, kurse rritja e të ardhurave është vetëm 7,7%, pra mbetet dukshëm pas rritjes së inflacionit”, shpjegoi për Radion Kombëtare Bullgare ekonomistja Mika Zajkova.

“Duhet të jemi të kujdesshëm me rritjen e kufirit të varfërisë. Nuk duhet ta afrojmë me pagën sepse kjo do të ndikojë negativisht mbi njerëzit që marrin pagën minimale. Ata do të humbasin nxitjen për të kërkuar një punë më të paguar dhe për të përmirësuar aftësitë e tyre”- vuri në dukje kryetari i Bordit të Drejtorëve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Cvetan Simeonov.

Një sondazh i Dhomës, i kryer në periudhën 19-29 korrik të këtij viti, tregon se disa punëdhënës arrijnë të mbajnë stafin e tyre, pavarësisht inflacionit dhe rritjes së kostove.

“Një numër i madh punëdhënësish janë përpjekur të kompensojnë dhe një numër shumë i vogël kanë arritur të tejkalojnë inflacionin. Megjithatë, përpjekja e tyre për të mbajtur punëtorët e tyre e bën stimulimin e tyre material shtesë afër niveleve të inflacionit."

Ja se cilat janë shqetësimet më serioze të punëdhënësve në situatën aktuale:

“Në radhë të parë është pamundësia e planifikimit të procesit afatgjatë të prodhimit, për shkak të ndryshimit të vazhdueshëm të çmimeve të bartësve të energjisë dhe të lëndëve të para – theksoi Simeonov. "Shqetësimi i tyre për gjetjen e fuqisë punëtore të kualifikuar po kështu mbetet."

Cilat janë masat e mundshme që mund të kufizojnë rritjen e pabarazive mes njerëzve për sa u përket të ardhurave të tyre?

Kjo çështje është ndër më kryesoret në kuadër të projektit të titulluar “Reduktimi i varfërisë dhe pabarazisë së mundësive përmes reformave në transferet dhe shërbimet sociale” të zbatuar nga Instituti për Ekonominë e Tregut. Ai do të përfundojë gjatë muajit shtator, por nga studimet e zhvilluara tanimë ka konkluzione konkrete: 

“Kur flasim për shërbime sociale, duhet të dimë se burimi i ndarë nga shteti për to është rreth 1 miliard leva. Rezultati i këtyre harxhimeve u jepet përdoruesve. Shërbimet sociale janë më shumë se dhjetë lloje, por ato ofrohen të fragmentuara, duke marrë financime në katër mënyra – përmes buxhetit të shtetit, si aktivitet i deleguar, përmes buxhetit komunal apo përmes projekteve evropiane”, sqaroi ekonomisti Petër Ganev.

Sipas ekonomistes Mika Zajkova, ujë në mullirin e inflacionit derdhin politika fiskale e pasaktë dhe politika e gabuar për të ashtuquajturat “masa” dhe ndihma. Sipas fjalëve të saj, “shpërndarja e parave për kokë” është kundër produktive për çdo masë anti-inflacioni. Në lidhje me këtë nga Instituti për Ekonominë e Tregut këmbëngulën që ndihmat sociale t’u drejtohen në mënyrë më efektive nevojtarëve. Është i nevojshëm dhe një ndryshim në organizimin dhe financimin e shërbimeve sociale, vuri në dukje Petër Ganev:

“Duhet që të gjendet mënyrë që të gjitha këto shërbime sociale të mund të bashkohen. Është  e nevojshme krijimi i një hallke të përbashkët midis bashkive dhe drejtorive territoriale për një ndihmë sociale, qëllimi i së cilës është  të mund t’i drejtojë nevojtarët nga një ndihmë e tillë drejt më të mirës për ta. Është e domosdoshme që t’u vihet fund dhe katër tipave të financimit për të njëjtat shërbime, por nën pendë të ndryshme.”

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES, pixabay




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Paga minimale do të rritet me 144 leva vitin e ardhshëm

Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..

botuar më 24-10-23 3.21.MD

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD