Lideri i GERB-it Bojko Borisov akuzoi ish-kryeministrin Kirill Petkov dhe ish-zëvendëskryeministrin Asen Vasilev për sabotim të furnizimit me gaz natyror të lëngshëm amerikan në vend. Në fund të mandatit të tij, Kirill Petkov arriti marrëveshje për dërgimin e shtatë ngarkesave me gaz natyror të lëngshëm për çdo muaj nga tetori deri në fund të prillit 2023 me një çmim të paktën 20 dollarë më të ulët se ai i tregjeve evropiane. Sipas Bojko Borisovit, kabineti "Petkov" nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane dhe nuk ka rezervuar pikë furnizimi për shkarkimin e cisternave.
Bojko Borisov shprehu kënaqësinë e tij për deklaratën e "Bullgarisë Demokratike", e cila është kundër kthimit të kompanisë ruse "Gazprom" si furnizues me gaz në vendin tonë. Borisov insistoi që në dokument të përfshihet edhe kompania e naftës “Lukoil”.Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..
Sofia Christmas Fest do të hapet sonte në parkun përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në zemër të Sofjes. Edicioni i tretë i festivalit fillon në orën 18:30. me një program të pasur dhe atraksione. Kënaqësi të ndryshme të kuzhinës, pije të nxehta..
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..