“Ëndërroj të kem një valixhe me dritë, me të do të udhëtoj lehtë nëpër botë...” Ky është pjesë e tekstit të këngës “Pa biletë”. Mund të thuhet se ky është një projekt familjar. Muzika është e Simeon Rafaillovit - baterist dhe kompozitor, e njohim nga grupet rock "Efekti i kundërt" dhe "Defekti i fabrikës". Teksti është nga motra e tij Leni Rafaillova, autore e romanit për fëmijë "Mrekullitë e fshesës". Historia magjike-reale e treguar aty frymëzoi krijimin e këngës. Interpretimi i mrekullueshëm është i Toma Zdravkov (fitues i sezonit të dytë të Music Idol në Bullgari) dhe i Jana Rafaillovës (vajza e Simeonit).
ˮ…pa biletë të klasit të parë na rezervuan yjet... Mjafton që je këtu pranë meje. ... Nuk mund të fluturoj vetë - më duhen krahë të sigurt për të fluturuar”, këndojnë Toma dhe Jana.
Kënga dhe videoja shoqëruese e filmuar nga Azad Agasjan janë realizuar me mbështetjen e Fondit Kombëtar të Kulturës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Djemtë e dyshes së njohur “Molec” po i japin fund turneut të tyre në mbarë vendin me një shfaqje spektakolare. Më 21 nëntor në sallën Arena Sofja, Kris Makarov dhe Juli Sllavçev do të na përcjellin në universin e tyre muzikor. “Tre vjet pas shfaqjes së..
Turneu "30 vjet B.T.R.", me të cilin një nga grupet më të rëndësishme të rock-ut në Bullgari feston përvjetorin, do të përfundojë me jo një, por dy koncerte në sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës. Për shkak të interesimit të madh për të parin - më 20..
Ai punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Krishtlindja ka ardhur! Jemi të lumtur nëse kemi ngrohtësi dhe arrijmë t'u dhurojmë dashuri dhe buzëqeshje njerëzve që na rrethojnë. Dhe fryma e..