Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vazhdon ridislokimi i pajisjeve dhe ekipeve ushtarake në Bullgari

Foto: Ministria e Mbrojtjes

Në territorin e Bullgarisë po vazhdon ridislokimi i ushtarakëve dhe pajisjeve ushtarake nga grupi luftarak me shtetin bazë Italia, njoftoi qendra e shtypit e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lëvizja e radhës e autobusëve me personel dhe autokolona me pajisje ushtarake do të mbahet deri në fund të kësaj jave. Kolona do të kalojë përgjatë infrastrukturës rrugore republikane nga Greqia deri në poligonin "Novo Sello" dhe do të shoqërohet nga ekipet e shërbimit të "Policisë Ushtarake".

Grupi i betejës u formua në territorin e vendit tonë, me vendime të Këshillit të Ministrave nga data 2 mars dhe nga 20 maji i këtij viti, me qëllim forcimin e potencialit mbrojtës të NATO-s për mbrojtjen e integritetit territorial të vendeve anëtare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi I motit për 24 dhjetorin 2024

Të martën do të mbajë mot i vranët, në shumë vende do të ketë reshje shiu. Në rajonet lindore reshjet do të jenë të konsiderueshme. Në zonat e larta të Bullgarisë Perëndimore do të bjerë borë. Në orët e natës dhe të mëngjesit do të ketë ngrica..

botuar më 24-12-23 7.35.MD

Janë siguruar 2.5 miliardë euro për ndërtimin e një ure të dytë mbi Danub midis Ruse dhe Giurgiu

Ndërtimi i një ure të re të Danubit pranë Ruses mund të fillojë në vitin 2026, pasi për ndërtimin e saj janë siguruar fonde evropiane me vlerë 2.5 miliardë euro, njoftoi guvernatori rajonal i qytetit, Dragomir Draganov. Projektimi i objektit pritet të..

botuar më 24-12-23 6.02.MD
Vlladimir Malinov

Ministri i energjisë konfirmoi se një kompani hungareze dëshiron të blejë Lukoil Neftohim

Ministri në detyrë i energjisë, Vlladimir Malinov, ka konfirmuar për gazetarët se kompania hungareze "MOL" do të marrë pjesë në tenderin për shitjen e "Lukoil Neftohim". Fjalët e tij vijnë si përgjigje ndaj një deklarate të kryeministrit Viktor Orban, të..

botuar më 24-12-23 3.03.MD