Rritja e çmimeve të energjisë, si dhe lufta në Ukrainë, janë ndër “fajtorët” kryesorë për rritjen e vazhdueshme të kostos së jetesës në të gjithë Evropën. Por, ndryshe nga vendet në Perëndim, të cilat marrin një sërë masash për të kufizuar ndikimin e inflacionit tek konsumatorët, në vendin tonë ai nuk ndalet së rrituri, duke marrë përmasa alarmante dhe njerëzit nuk ndihen të mbështetur. Këtë e dëshmojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave, sipas të cilave për muajin korrik inflacioni ishte 17,3%.Në këtë sfond, aktualisht tregu i punës ka nevojë për më shumë se 230 mijë punonjës dhe specialistë në fusha të ndryshme, sipas një studimi të Agjencisë së Punësimit.
Mbajtja e personelit të kualifikuar vazhdon të jetë problemi numër një i punëdhënësve bullgarë. Kjo është arsyeja se pse shumica prej tyre do të bëjnë të pamundurën për të mbajtur punonjësit e tyre, edhe nëse do të ketë një ndalim të përkohshëm ose ulje të prodhimit për shkak të krizës energjetike. Megjithatë, një valë e re e pandemisë do të kishte një ndikim jashtëzakonisht negativ në planet për të punësuar punëtorë.Nëse ka një të tillë, 19.4% e punëdhënësve do të ndalojnë së kërkuari njerëz të rinj dhe një bllokim i ri do të çojë në humbjen e më shumë se 23 000 vendeve të punës.
“Në vendin tonë shumë prej ndërmarrjeve janë filiale të kompanive të huaja. Nëse porositë e tyre ulen, kjo mund të reflektojë në ulje të porosive në Bullgari dhe në pakësimin e nevojës për punë. Me një ndikim të moderuar të këtij procesi, nuk duhet të ketë tension në tregun e punës” – komentoi Svetllozar Petrov, pronari i një prej kompanive të mëdha për kërkim dhe gjetje pune, në një intervistë për BNR.
Po kështu zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të kenë ndikim në mjedisin e biznesit:
“Gjithmonë ka një vonim të proceseve dhe nevojë për pritje, meqenëse vet administrata shtetërore fillon të vonojë. Por jeta është e tillë, siç është dhe ne duhet ta pranojmë. Në fund të fundit zgjedhjet janë diçka, të cilën ne vet e bëjmë”, vë në dukje Petrov.
Punësimi sezonal i ul normat e papunësisë në vend në mes të vitit.Të dhënat paraprake të Institutit Kombëtar të Statistikave tregojnë një rritje të numrit të të punësuarve deri në fund të muajit qershor.Ai shtohet me 34,4 mijë, ose me 1,5% kundrejt fundit të muajit mars, duke arritur 2,31 milionë. Pavarësisht nga kjo, konkluzionet nga studimi i Institutit për Ekonominë e Tregut “Vlerësimi i të rinjve jashtë sistemeve të punësimit dhe arsimit dhe rekomandime ndaj politikave për integrim” tregojnë se, tregu bullgar i punës është mes më të paarritshmit për të rinjtë në të gjithë Bashkimin Evropian. Gjatë vitit 2020 pjesa e njerëzve të rinj, të cilët as mësojnë, as punojnë në Bullgari i tejkalon 18% nga popullsia në një moshë midis 15 dhe 34 vjeç - mjaft mbi mesataret për Bashkimin Evropian -14%. Kjo përqindje është më e lartë vetëm në Rumani, Greqi dhe Itali. Bën përshtypje se si në Bashkimin Evropian si tërësi, kështu dhe në Bullgari pjesa e grave dhe e meshkujve të cilët bien në grupin jashtë arsimit, ose punësimit dallohet ndjeshëm. Mes grave nivelet janë ndjeshëm shumë më të larta. Analiza propozon disa zgjidhje të mundshme të këtij problemi. Nga njëra anë duhet të bëhen përpjekje pozitive suplementare për mbajtjen e fëmijëve në shkollë dhe evitimin e daljes së tyre nga sistemi arsimor. Nga ana tjetër, është e nevojshme të bëhen investime suplementare në politikat të cilat janë të lidhura me rininë, si dhe të sigurohen stimuj për punëdhënësve, të cilët marrin në punë të rinj.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Pixabay, BGNES
Në muajin dhjetor, 1 miliard leva (500 milionë euro) do t'i drejtojmë komunave për investime në kuadër të Planit Strategjik për Zhvillimin e Bujqësisë dhe Zonave Rurale 2023-2027, kështu tha ministri i bujqësisë, Georgi Tahov, para mbledhjes..
Përfundoi pa konsensus mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar për Bashkëpunim Trepalësh, në të cilin u diskutua një projekt-dekret i qeverisë për rritjen e pagës minimale nga 933 leva /477,04 euro/ në 1077 leva /550,66 euro/ nga 1 janari 2025...
Terminali i gazit të lëngshëm natyror në Aleksandrupolis, në të cilin Bullgaria është bashkë-aksionare, tashmë kontribuon në konkurrencën jo vetëm të Greqisë dhe Bullgarisë, por edhe të të gjithë rajonit. Kështu tha ministri në detyrë i energjetikës,..