Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Qendrat e urgjencës në spitale të lëna pas dore për mungesë parash

Foto: BGNES

Programi për riparimin e qendrave të urgjencës në spitale është vonuar për shkak të mungesës së parave, njoftoi në Burgas Ministri i Shëndetësisë Asen Mexhidiev pas një inspektimi të katër spitaleve shtetërore në vend.

Sipas tij, në shumë vende nuk ka filluar renovimi përkundër fitimit të kontratave publike, e në të tjera është ndërprerë për shkak të rritjes së çmimeve të materialeve dhe pretendimeve të ndërtuesve. Për këtë qëllim deri në fund të vitit duhet të sigurohen 6 milionë leva dhe vitin e ardhshëm shteti duhet të ndajë akoma 40 milionë leva, tha Ministri. Ai e ka synuar të vizitojë të gjitha spitalet për t'u njohur me gjendjen e tyre, si dhe me gatishmërinë e tyre për t'u përballur me një valë të mundshme më të rëndë Covid.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD

Parashikimi i motit për fundjavën

Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..

botuar më 24-11-22 7.35.MD

Kryeministri Gllavçev për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen: Gjërat po shkojnë sipas planit

Rumania dhe Bullgaria kanë një shans për t'u bashkuar me zonën Shengen dhe me rrugë tokësore nga janari 2025. Kështu deklaroi ministri i brendshëm hungarez Sándor Pintér pas një takimi jozyrtar në Budapest të ministrave të brendshëm të Hungarisë,..

botuar më 24-11-22 5.22.MD