Ajri i pastër varet në një shkallë të madhe nga përpjekjet individuale dhe privimet e caktuara të secilit prej nesh.Dhe megjithëse ky fakt tingëllon disi i frikshëm, me kalimin e kohës rritet numri i njerëzve që kanë zgjedhur të jetojnë pak më shumë ekologjikisht. Gjithnjë e më shpesh në rrugët bullgare takojmë automjete ekologjike - biçikleta, skuter elektrik, dhe makina elektrike. Por, të kalosh Bullgarinë me një makinë elektrike nuk është më një fakt i pamundur. Distanca e vendit tonë nga pika më lindore /kepi Shablla në Detin e Zi/ deri në pikën më perëndimore /pika kufitare Vrëshka Çuka rreth qytetit Vidin/ është 623 kilometra dhe mund të kalohet me 1 ose 2 ngarkesa të baterive të makinave elektrike.Dhe ndërtimi i stacioneve të karrikimit në pikat e karburantit dhe në vende të tjera është një proces i vazhdueshëm.
4614 janë automobilat krejtësisht elektrik, të regjistruar tek ne deri në fillim të muajit korrik të këtij viti, tregon statistika e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Një vit më parë këto makina kanë qenë 2537. Pavarësisht nga numri i avantazheve që kanë pronarët e tyre, si parkimi falas në zonat blu dhe jeshile, në zonat e populluara, përjashtimi nga taksa lokale e makinave e të tjera, bullgari ende i qaset me mosbesim idesë për të hequr dorë nga makina e tij konvencionale.
Një nga shkaqet për këtë është çmimi i lartë i baterive, si dhenumri ende i pamjaftueshëm i stacioneve të karrikimit në rrugët e vendit. Këto shqetësime janë një flluskë e rehatshme që ata nuk duan të shpohet, mendon kryetari i Bordit të Organizatës Kombëtare të Degës Kluster Industrial “Elektromobila” Ilija Levkov.
"Numri aktual i stacioneve të karrikimit që funksionojnë është mbi 600 dhe ky numër përfshin vetëm objektet e aksesueshme nga njerëzit," tha ai në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Levkov hodhi poshtë gjithashtu nocionin se bateritë dhe riciklimi i tyre janë një "bombë mjedisore" e mundshme.
“Sa u përket baterive – pesha e tyre nuk është për shkak të sasisë së litiumit, por ndaj sistemeve të sigurisë që lidhen me to.Garancia e tyre është tetë vjet, pas së cilës resursi i tyre bie me rreth 20%, domethënë, ato mund të përdoren për të paktën edhe aq vite të tjera.Me datë të sotme ka të paktën 5 kompani në Gjermani dhe Francë, të cilat kanë ndërtuar uzina të veta për riciklimin e baterive.”
Një pengesë tjetër përpara blerjes së makinës elektrike në Bullgari është mungesa e një politike shtetërore drejtuar stimulimit të promovimit të lëvizshmërisë elektrike.Kjo përfshin si blerjen dhe mirëmbajtjen e automjeteve, kështu dhe infrastrukturën shoqëruese të karrikimit, softuerin për menaxhimin e tij dhe trajnimin e punonjësve përkatës. Në Bullgari akoma mungon një strategji kombëtare, mbi të cilën të drejtohet dhe të përshtatet ky treg i cili zhvillohet në mënyrë të rrufeshme. Mungon dhe një informacion i gjerë në masë sa i përket pozicionit të stacioneve të karrikimit, prandaj kryetari i Klusterit Industrial “Elektromobila” ka një propozim konkret:
“Shteti,në personin e Ministrisë së Transportit, duhet të marrë masa për krijimin e një sistemi të unifikuar të informacionit, në të cilin të gjitha stacionet e karrikimit të instaluara do të shënohen me kapacitetin e tyre, për çfarë pjese paguhen dhe si funksionojnë.Kjo do të lehtësonte shumë përdoruesit aktualë dhe të ardhshëm të automjeteve elektrike.”
Klusteri industrial "Electromobili" është pjesë e Këshillit Sektorial për Lëvizshmërinë Elektrike pranë Ministrisë së Arsimit dhe të Shkencës, i krijuar në vitin 2019.Me ndihmën e tij janë hapur klasa të specializuara për studimin e elektromobilitetit në shumë shkolla të mesme profesionale kombëtare në Bullgari dhe janë trajnuar shumë mësues. Janë krijuar dhe qendra suplementare për një trajnim profesional të teknikëve dhe montuesve të mjeteve elektrike të transportit. Sipas fjalëve të Levkovit, interesi ndaj këtyre specialiteteve është i madh dhe aktualisht në to arsimohen mbi 900 fëmijë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Klusteri Industrial “Elektromobila”, arkiv, BGNES
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..