Rastet e reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit janë 1189. Sipas të dhënave të Portalit të Unifikuar Informativ, 19,48% e 6103 testeve të kryera kanë rezultuar pozitive. Janë 1024 të shtruarit në spitale, nga të cilët 53 janë në reparte të terapisë intensive. Janë 157 të ardhur të rinj në spitale dhe tre persona kanë vdekur. 2147 janë shëruar në 24 orët e fundit.
Rastet më të reja janë në Sofje - 210, Plovdiv - 83 dhe Burgas - 79.
Në 24 orët e fundit janë imunizuar 2320 veta. Në vendin tonë janë tashmë 2 067 397 persona me cikël të përfunduar vaksinimi. Me doza përforcuese janë 853 401 bullgarë dhe me dozën e katërt 56 166.
Ditën e sotme hyjnë në fuqi rregullat e reja për karantinë në rast të Covid-19. Për të infektuarit, karantina e detyrueshme do të reduktohet nga 10 në 7 ditë, dhe për personat e kontaktit - nga 7 në 5 ditë. Ata që kanë një kurs të plotë vaksinimi ose kanë pasur një sëmundje në tre muajt e fundit nuk do të vendosen në karantinë.Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6°, në Sofje 1°. Gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht i vranët, në zonat juglindore me reshje shiu. Në Bullgarinë Jugperëndimore do të ketë thyerje dhe ulje më të theksuara të vranësirave...
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror Borisllav Sarafov, u shpreh qëndrimi se Prokuroria dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të jenë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata teatrore nga 39 vende t'i drejtohen institucioneve të Bashkimit Evropian. “Në Teatrin Kombëtar të Sofjes,..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..
Fillimin e edicionit të 22-të të nismës bamirëse "Krishtlindja Bullgare" e caktoi presidenti Rumen Radev në Dobriç. Motoja e fushatës është “Të japim..