Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres mbërriti në Ukrainë për t'u takuar me presidentin ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan. Vizita e tij është me ftesë të Volodimir Zelenski. Tema kryesore për të cilën do të bisedojnë të tre është marrëveshja e lidhur në korrik për eksportin e grurit ukrainas. Siguria e centrali bërthamor "Zaporozhie", rreth të cilit janë zhvilluar beteja javët e fundit, do të jetë gjithashtu ndër pikat kryesore të bisedimeve në qytetin e Lviv.
Gjithashtu është planifikuar një takim dypalësh mes Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe Presidentit të Ukrainës. Të premten, Guterres duhet të vizitojë Odesën, një nga portet e përfshira në marrëveshjen për të eksportuar drithëra ukrainase dhe produkte të tjera ushqimore përmes Detit të Zi.
Në të njëjtën kohë, forcat ukrainase raportuan se kanë zmbrapsur një sulm rus në rajonin jugor të Hersonit, duke shtuar se granatimet ruse në Harkov, në Ukrainën Veriore, kanë vrarë shtatë persona dhe kanë plagosur 16 të tjerë. Inteligjenca ushtarake në Kiev pret një përshkallëzim të luftimeve në të gjitha frontet në javët e ardhshme.Presidenti Rumen Radev mbajti një leksion në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore në Sofje për perspektivat dhe sfidat për të rinjtë dhe iu përgjigj pyetjeve të studentëve. I pyetur për luftën në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme, ai tha se diplomacia..
Komisioni Evropian insiston në zbatimin e menjëhershëm të masave për të eliminuar shpërthimin e vendosur të murtajës në Velingrad. Në një opinion të Drejtorisë “Menaxhimi i krizave në ushqim, kafshë dhe bimë” të Drejtorisë së Përgjithshme “Shëndeti..
Në mbledhjen e qeverisë së përkohshme, kryeministri Dimitër Gllavçev konfirmoi se qeveria holandeze shprehu pajtim për anëtarësimin e Bullgarisë në Shengen. Ai tha se sipas Akademisë Bullgare të Shkencave, përfitimet nga anëtarësimi i plotë i vendit..
Koalicioni "BSP - E Majta e Bashkuar", e cila zuri vendin e pestë në zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, po fillon një sërë negociatash me qëllim të..
Në kuadër të takimit zyrtar të ministrave të punëve të jashtme të aleatëve të NATO-së, ministri i jashtëm bullgar Ivan Kondov zhvilloi një takim..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje 0°. Gjatë ditës në vend do të mbizotërojë mot i vranët, në fushat dhe me..