Gjithnjë e më shumë janë vendbanimet në vendin tonë, rrethet qendrore të të cilave po përjetojnë një lloj rilindjeje, duke u kthyer në zona ku arti, kultura dhe ushqimi cilësor kombinohen në një koktej të përsosur emocionesh.Sofja, Plovdivi, Varna, Gabrovo janë vetëm një pjesë prej qyteteve në të cilat këto hapësira tanimë janë një vend i preferuar për takime si të banuesve vendas, kështu dhe të miqve të qytetit.
Në rrugën e këtij transformimi të ngjashëm po ecën dhe njëra nga lagjet më të vjetra të qytetit Veliko Tërnovo-Varusha-Jug. Në rrugët e saj me kalldrëm dikur ka pasur shumë bujtina. Në pjesën jugore të tij, ekzistonte edhe një nga tregjet më të mëdha të qytetit në epokën e pasçlirimit – pazari/çarshi Samovodska, që sot është një zonë e rezervuar për zejtarët vendas dhe tërheq turistë nga e gjithë bota.
Një grup njerëzish të rinj vendosi të fokusojë vëmendjen shoqërore ndaj transformimit të kësaj pjese qendrore të qytetit duke krijuar festivalin “48 orësh Varusha-Jug”.
"Mos ndërtoni kaq shumë porta dhe druvarë të cilat t'ju ndajnë, por më shumë ura të cilat t'ju bashkojnë," thotë ndërtuesi i dy prej godinave emblematike të çarshisë -“Shtëpia me Majmunin”(1849) dhe Hani i haxhi Nikollit (ndërtuar që nga viti 1858 deri në vitin 1862) nga ustai Koljo Fiçeto.
Megjithëse ai nuk është i vetmi të cilit qyteti i detyrohet për pamjen e tij, fjalët e tij tingëllojnë si një lloj besëlidhje dhe amanet për brezat e ardhshëm.
Ideja e festivalit më 19, 20 dhe 21 gusht po kështu është në unison me mesazhin e ndërtuesit të patejkalueshëm nga epoka e Rilindjes Bullgare:
“Një nga urat më të rëndësishme që ndërton ky festival është ajo mes qytetarëve dhe institucioneve – shpjegoi për Radio Bullgarinë një nga organizatorët Galin Popov. Më shumë se 10 vjet unë organizoj ngjarje kulturore në rajon dhe asnjëherë deri tani nuk kam parë një angazhim kaq të madh nga ana e institucioneve, sa në këtë moment me festivalin “48 orë Varusha-Jug”. Mbase sepse ai është i krijuar prej njerëzve të shumtë dhe institucionet e konsiderojnë si një pjesë të rëndësishme nga qytetarët e Veliko Tërnovos”.
Në kuadrin e festivalit do të zhvillohen mbi 20 ekspozita.
“Metër katror Art” është një nismë ku prej 4 vjetësh në një hapësirë prej 1 metër katror kuratorja Martina Jordanova prezanton autorë të ndryshëm. Gjatë kohës së festivalit fokusi do të jetë mbi Mihaill Mihajllovit, i cili e prezanton Bullgarinë në bienalen e Venecias. Shtëpi për një ekspozitë tjetër do të jetë galeria “Narativa”, ku do të prezantojnë piktorin Krum Bagellski - i njohur në rajonin e Veliko Tërnovos si autori i një pikturimi mural të madh që ai e ka pikturuar për disa vjet në një oxhak industrial në Drjanovo."
Këtyre dy theksave të programit artistik të festivalit, të prezantuar nga Galin Popov, duhet t'i shtojmë edhe pjesën muzikore. Ajo do të përbëhet nga katër skena, dy prej të cilave ndodhen në rrugën kryesore të qytetit, e cila do të jetë e mbyllur për makinat për rreth tre orë.
“Në këtë mënyrë do t’i kushtojmë vëmendje mundësisë që kjo rrugë të bëhet një rrugë për kalime me këmbë ose të mbetet një tip i përzier, si një arterie e këmbësorëve dhe transportit - shpjegoi organizatori i festivalit. Një pjesë e madhe nga trafiku, i cili kalon përmes lagjes është transit dhe ka mundësi të s’postohet drejt rrugës, e cila lidh qytetin Veliko Tërovo me qytezat fqinje Arbanasi dhe Gorna Orjahovica dhe po e bëjmë këtë simulim tre orësh, që të mund njerëzit të ndiejnë sesi mund të duket rruga, nëse nëpër të ndalohet të lëvizin makina.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Facebook / Varusha South, Facebook / Hadji Nikoli Inn
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..
Në kryeqytetin shqiptar të Tiranës u zhvilluan Ditët e Kulturës Bullgare, njoftoi Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. “Të inkurajuar nga Dita..