Imazhet satelitore tregojnë se anija e parë me grurë që largohet nga Ukraina sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia ka mbërritur në Siri. Pamjet e “Planet Labs” të analizuara nga Associated Press tregojnë se anija “Razoni” është ankoruar në portin e Tartus dje, më 16 gusht, dhe është pranë një silos drithi. "Razoni" u largua nga porti i Odesës më 1 gusht me 26 000 ton misër, ndërsa ngarkesa supozohej të nisej për në Liban, por mediat libaneze raportuan se porosia është refuzuar.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se detyra kryesore e forcave ukrainase është ta bëjnë luftën gjithnjë e më të vështirë për Rusinë.
Më 16 gusht, një depo municioni shpërtheu në pjesën veriore të gadishullit të Krimesë dhe Moska e përshkroi incidentin si "sabotim" nga ana e grupeve të armatosura besnike ndaj Ukrainës.
Nga ana e saj, Ukraina as nuk e konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen e saj në serinë e shpërthimeve në Krime. Përveç serisë së shpërthimeve në Krime, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ia atribuoi "diversantëve ukrainas" edhe sulmet në linjat e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Kurskut.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..