Imazhet satelitore tregojnë se anija e parë me grurë që largohet nga Ukraina sipas marrëveshjeve të ndërmjetësuara nga OKB-ja dhe Turqia ka mbërritur në Siri. Pamjet e “Planet Labs” të analizuara nga Associated Press tregojnë se anija “Razoni” është ankoruar në portin e Tartus dje, më 16 gusht, dhe është pranë një silos drithi. "Razoni" u largua nga porti i Odesës më 1 gusht me 26 000 ton misër, ndërsa ngarkesa supozohej të nisej për në Liban, por mediat libaneze raportuan se porosia është refuzuar.
Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski theksoi se detyra kryesore e forcave ukrainase është ta bëjnë luftën gjithnjë e më të vështirë për Rusinë.
Më 16 gusht, një depo municioni shpërtheu në pjesën veriore të gadishullit të Krimesë dhe Moska e përshkroi incidentin si "sabotim" nga ana e grupeve të armatosura besnike ndaj Ukrainës.
Nga ana e saj, Ukraina as nuk e konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen e saj në serinë e shpërthimeve në Krime. Përveç serisë së shpërthimeve në Krime, Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë ia atribuoi "diversantëve ukrainas" edhe sulmet në linjat e energjisë elektrike në centralin bërthamor të Kurskut.Investimi në njerëz, arsim, inovacion dhe teknologji është çelësi i suksesit në të ardhmen, tha presidenti Rumen Radev në hapjen e një forumi biznesi në Singapor, ku marrin pjesë përfaqësues të kompanive bullgare dhe singaporiane. Kreu i shtetit..
Heqja e kufijve tokësorë për Bullgarinë dhe Rumaninë në Shengen do të bëhet realitet brenda pak javësh, sipas Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ilva Johansson. Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë - Rumani, ajo tha se është optimiste..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga Legjislatura e 49-të e Kuvendit Popullor. Ato kanë të bëjmë me heqjen e ndalimit të dyshtetësisë si..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija..
Në datat 22 dhe 23 nëntor, Kisha Ortodokse Bullgare do të kremtojë solemnisht njëqindvjetorin e shenjtërimit të Tempullit-Monument “Shën Aleksandër..
Gjykata Kushtetuese hapi një procedurë me kërkesën e presidentit Rumen Radev për shpalljen jokushtetuese të ndryshimeve në ligjin bazë të miratuara nga..