Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tubimet dhe festivalet е gjallërojnë jetën në vendbanimet e vogla në Bullgari

Foto: Veneta Nikollova

Vera është në ecje të plotë dhe kjo është koha kur njerëzit udhëtojnë dhe rizbulojnë jetën në qytetet më të vogla. Me tubimet kushtuar traditave, zakoneve, gatimeve vendase apo thjesht me takimet familjare, ata mbledhin mysafirë nga vendi dhe jashtë. Por për t'u zhytur në përditshmërinë e banorëve vendas, duhet të bisedoni me ta, të njihni mënyrën e jetesës dhe të futeni në shpirtin e vendbanimit. Njerëzit rrallë janë me nxitim. Ata shijojnë takimet e rastësishme me njëri-tjetrin, ndalojnë dhe bisedojnë. Sa për turistët, vendasit janë më se të lumtur t'i udhëheqin në një restorant të mirë ose në atraksionet aty pranë.

Të tillë janë edhe banorët e qytetit malor të Panagjurishtes - shumë miqësorë dhe mikpritës. Qyteti ndodhet rreth 140 km larg Sofjes dhe historia e tij lidhet me heronjtë trima të Kryengritjes së Prillit (1876), të cilët dhanë jetën për lirinë e Bullgarisë. Shumica e monumenteve lokale u kushtohen atyre, dhe zona vizitohet nga turistët gjatë gjithë vitit.

“Këtë vit për herë të parë qyteti ynë priti Festivalin Ndërkombëtar të Fishekzjarrëve, erdhën njerëz jo vetëm nga vendi, por edhe nga jashtë. Kishte një interesim të madh.” - thotë Teodora Hristova nga Panagjurishte. Ajo është me profesion mësuese dhe në kohën e lirë punon në një qendër lokale informacioni:

“Ka ende afërsi mes njerëzve në qytetin e vogël, mblidhen nëpër shtëpi me fqinjët dhe miqtë, ndihmojnë njëri-tjetrin. Vetëm ai që nuk do, nuk mund të gjejë punë në një qytet si Panagjurishte, ku ka shumë ndërmarrje që punojnë dhe turizëm të zhvilluar. Ky është një vend ku nuk mund të mërzitesh. Këtu mund të vizitoni fshatin e afërt Banja, ose qytetin Strellça dhe burimet e tyre të ngrohta minerale. Nëse ju pëlqen ecja në male, si unë, duhet patjetër të ngjiteni në malin Bratija - 1516 m, ku mund të shihni Sofjen dhe Plovdivin në të njëjtën kohë. Aty pranë është shtëpia malore Buntovna, të cilën gjithashtu e vizitoj shpesh”.

Këtë verë një mundësi për takime mes njerëzve nga afër dhe larg dha Tubimi i Krijimtarisë Folklorike në Koprivshtica

Banorët vendas e prisnin festën me emocion, dhe shitësit е suvenireve nuk e fshehin se ngjarje të tilla inkurajojnë turistët të blejnë diçka për kujtim. Pllamen Petrov erdhi nga Veliko Tërnovoja për të ofruar suvenire, flamuj dhe bluza me simbole bullgare, të cilat janë gjithashtu shumë të kërkuara në Veliko Tërnovo.

Pllamen Petrov

“Kjo është hera e parë që vij këtu në Koprivshtica. Më pëlqen mjedisi dhe njerëzit që kanë ardhur. Mund ta ndjeni shpirtin e fortë bullgar dhe humorin festiv. Është mirë që tani ka më shumë udhëtime turistike të organizuara në tubime. Kështu ishte edhe gjatë Festivalit të Qershisë në Kjustendill

Ka interes për suveniret, edhe pse, çmimet janë rritur, si për të gjitha mallrat e tjera, karburantet janë shtrenjtuar gjithashtu. Njerëzit i kërkojnë dhe i blejnë, sidomos kur festat kombëtare po afrohen”.

Nga fshati Kallojanovo, rajoni i Plovdivit, në tubimin në Koprivshtica erdhi Stavri Stavrev, i cili shet kostume të vjetra popullore. Ai është përfaqësues i etnive në vend, por thotë se ka shumë dashuri për folklorin dhe traditat bullgare, madje i bie fizarmonikës dhe këndon këngë popullore që i ka mësuar që fëmijë. Për Stavrin, tregtia e kostumeve është edhe një mënyrë për të mbajtur familjen. Të dy djemtë e tij punojnë jashtë vendit:

Stavri Stavrev

“Shkoj nëpër fshatra dhe qytete dhe kërkoj dhe blej kostume popullore. Gjithçka është punuar me dorë, i qepnin natën nën dritën e qiririt. Ky është një thesar kombëtar që e mbledh prej mbi 20 vitesh. Por duhet të kesh dashuri për kostumet për t'i bërë ato. Kam kostume nga rajoni Smoljan, nga Gabrovoja, Pleven, nga e gjithë Bullgaria. Çmimet janë nga 100 leva /rreth 50 euro/ deri në 500 leva /rreth 250 euro/. Njerëzit në tubime kërkojnë të blejnë kostume popullore, por nuk kanë shumë para. Nuk më intereson vetëm fitimi, desha që njerëzit të jenë të lumtur. I dua edhe traditat. Pas Koprivshticës duhet të shkojmë në tubimin në Zheravna, të gjithë shkojnë atje për shkak të kostumeve”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: Veneta Nikollova, Gergana Mançeva, panagyurishte.org, BGNES-arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD