Pemët e reja pesëshekullore në territorin e parkut natyror “Stranxha” janë gati të shpallen të mbrojtura. Ata janë të vendosura në territorin e komunës së Carevos, njoftoi menaxhmenti i rezervatit. Tre prej tyre janë të llojeve të lisit të Stranxhës (Quercus hrezerbartwissiana), ka një Elm të Bardhë (Ulmus laevis) dhe një pemë nga lloji Quercus cerris.
Gjatë javës së kaluar, një komision ekspertësh ka bërë një inspektim të plotë të pemëve të propozuara dhe janë konfirmuar të gjitha kërkesat për marrjen e statusit. Deri në fund të verës do të kryhet rrethimi dhe markimi i tyre sipas kërkesave të ligjit.
Aktualisht në territorin e parkut natyror “Stranxha” janë 29 pemë shekullore të mbrojtura, 11 prej të cilave janë shpallur vitin e kaluar. Pemët janë të moshës nga 150 deri në 600 vjet, 21 prej tyre janë të llojit të lisit të Stranxhës, i cili është karakteristik në rajon.
Përpiloi: Vesella Krësteva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: strandja.bg
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi..
Modernizimi i aftësive të të menduarit kritik, verifikimi i fakteve dhe shkrim-leximi mediatik janë thelbësore për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë..