Nga 10 gushti, BE dhe Britania e Madhe pezullojnë importin e qymyrit rus në kuadrin e sanksioneve në përgjigje të agresionit rus në Ukrainë. Rusia është ndër furnizuesit më të mëdhenj të qymyrit në Evropë. Në vitin 2021, ajo eksportoi 48.7 milion ton qymyr në Perëndim. Kjo është 1/5 e eksportit total të lëndëve të para ruse, raportoi REUTERS.
Rusia ka pezulluar dërgesat e naftës në tubacionin Druzhba përmes Ukrainës në Hungari, Sllovaki dhe Republikën Çeke. Moska e justifikoi pezullimin me sanksionet perëndimore nga të cilat Transneft nuk mund të marrë tarifat e transmetimit. Vendimi rriti çmimin e naftës në tregjet botërore me 1%, por ai mbeti nën 100 dollarë për fuçi, marka Brent, raportoi Bloomberg.
Rusia po përgatitet të lidhë termocentralin e pushtuar të Zaporozhies me Krimenë, paralajmëroi operatori ukrainas "Energoatom". Moska ka kërkuar thirrjen e një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 11 gusht për shkak të "goditjeve të Kievit kundër termocentralit bërthamor në Zaporozhie", raporton TASS.
Sipas UNIAN, në shenjë hakmarrjeje, ushtria ruse ka sulmuar në mënyrë aktive qytetet ukrainase gjatë gjithë natës. Kjo ka ndodhur pas shpërthimeve të depove të municioneve në Aeroportin ushtarak Saki në Krimenë e pushtuar. Sipas Moskës, kjo ka qenë një aksident. Sipas komenteve ukrainase, baza ushtarake mund të jetë sulmuar nga raketa me rreze të gjatë veprimi ose guerilje vendase.Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Lideri i koalicionit GERB-SDS që fitoi zgjedhjet parlamentare të 27 tetorit, Bojko Borisov, njoftoi se do të tërhiqet nga kandidatura për kryeministër. Në një konferencë në selinë e partisë, ai i bëri thirrje “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bulgaria..
Borisllav Sarafov i plotëson të gjitha kushtet dhe ka cilësitë për t'u zgjedhur kryeprokuror. Ky qëndrim u mbajt nga Komisionet e Certifikimit dhe Konkurseve dhe të Etikës Profesionale pranë Kolegjit të Prokurorit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke..
“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit..
Kryetari i GERB-it Bojko Borisov deklaroi edhe një herë se formula fituese për formimin e një qeverie të rregullt është që ajo të mbështetet nga..