Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bukuria e virgjër е bregdetit verior të Detit të Zi

Kamen Brjag dhe Jajllata tërheqin të dashuruarit pas agimeve romantike

13
Foto: Darina Grigorova

Deti bruz, shkëmbinj të paarritshëm dhe bimësi stepash - pamje të tilla të egra janë të shumta në veri të qytetit bregdetar Varna, ku rruga gradualisht ngrihet te Kamen brjag dhe Jajllata përgjatë pllajës së Dobruxhës. Brigjet e larta strehojnë shpella të shumta, që alternohen aty-këtu me gjire të vogla shkëmbore, të strukur mes masivëve gëlqerorë dhe gjelbërimit të harlisur. Me itineraret e tyre të vështira për t’u arritur, ata tërheqin adhuruesit më të zjarrtë të relievit të thyer, të cilët kombinojnë një pushim të izoluar në bregdet me ngjitjen në shpatet e pjerrëta.

Megjithatë, hapësira me pamje të pabesueshme, vetmia dhe përjetimet ekstreme nuk janë përparësia e vetme e kësaj pjese magjepse të Detit tonë të Zi, e cila gjithashtu u bë e njohur me mirëpritjen e ditës së parë të korrikut nën tingujt e hiteve të preferuara si „July Morning“ i „Uriah Heep“.

Është e vërtetë se pikërisht për shkak të koncerteve rok të korrikut dhe prekjes së rrezeve të para të diellit që dalin nga deti, shumë njerëz rizbulojnë Kamen Brjag, i cili në maj është i mbushur me ngjyrat e bozhureve të egra dhe të kokoçelit ngjyrë qielli.

Në jug të fshatitKamen Brjag, vetëm 2 km larg, ndodhet zona e mbrojtur Jajllata, ku e shkuara dhe e tashmja takohen në përjetësi. Rezervati kulturor-historik bashkon mbetjet e banesave shpellore prehistorike, shenjtërore dhe nekropole trakase, një port romak, një vendbanim bizantin me një mur fortesë dhe një kishë ortodokse kushtuar Shenjtorëve Konstantin dhe Elena. Ndoshta, e gjithë kjo bukuri e pastër dikur magjepsi dhe frymëzoi poetin e lashtë Ovidij, për të cilin ka të dhëna se ka jetuar në një nga banesat shkëmbore.

Sot, rezervati i mbuluar me mister vazhdon të tërheqë vizitorë që vijnë për t’u zhytur në histori dhe për të shijuar pamjet mbresëlënëse të detit dhe për të dëgjuar përplasjen e dallgëve. Aty gjejmë edhe Nikita Georgiev, i cili nuk e viziton këtë zonë për herë të parë.

“Në bregun verior të Detit të Zi të Bullgarisë, gjëja më e mirë është se nuk është aq i ndërtuar sa bregdeti jugor – vëren Nikita. - Ka ende shumë vende “të egra”, dhe mund të shihen fenomene kulturore dhe historike në natyrë. Dhe është shumë më e këndshme. Këtu fjalë për fjalë gjurmohet zhvillimin e njerëzimit për 7000 vjet, dhe kjo rrallë mund të shihet diku tjetër. Në zonën Jajllata, për shembull, gjejmë banesa shkëmbore ku kishte një prani njerëzore 5000 vjet më parë.

Më pas ndjekim historinë trake, pastaj romake dhe bizantine. Në të njëjtën kohë, duke ngjitur në pllajë dhe duke parë nga perëndimi, shikon modernitetin me turbinat e erës dhe aeroplanët që fluturojnë në qiell... Kjo është një jetë 7000 vjet në një vend.”

Rruga e gjatë, e cila kalon përgjatë tarracës buzë detit me një sipërfaqe totale prej 45.3 hektarësh, është plot me tabela që ndezin imagjinatën.

“Në përgjithësi, do të doja që kjo zonë të zhvillohet pak më shumë kështu që një ditë njerëzit të mund të mësojnë më shumë detaje interesante për gjetjet e lashta”, thotë Nikita. Sepse këtu turistë nuk mungojnë edhe gjatë ditëve të javës:

“Po vijnë - vëren Tatjana Atanasova nga Qendra e Vizitorëve në Jajllata. - Është ndryshe, në fundjavë më shumë, dhe në ditët e javës frekuentimi është më i vogël. Po vijnë rumunë, çekë, polakë. Ka të të gjitha kombësive. Ndryshe, vazhdojnë kërkimet arkeologjike dhe studimi i shtresave kulturore. Gjithashtu po kryhet një restaurim i pjesshëm i objekteve.”

Sipër Jajllata kalon Via Pontica - rruga e zogjve shtegtarë, nga të cilët rreth 50 specie folezojnë në shkëmbinjtë e vetë rezervatit. Midis tyre janë grifsha e detit, karabullakët me çafkëdhe pupëza. Aty janë të regjistruar edhe jo pak kafshë – mbi 270. Gjithashtu ka edhe 19 lloje bimësh të rralla dhe të rrezikuara.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Darina Grigorova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banjat Qendrore Minerale

Sofja për fillestarët - turne falas të së shtunës na zhytin në hijeshinë e kryeqytetit

"Sofja për fillestarët në 55 hapa" - kështu quhet turi turistik i kryeqytetit bullgar, i organizuar nga Ndërmarrja Komunale "Turizëm" (Visit Sofia). Turneu me këmbë falas është i përshtatshëm për njerëz të të gjitha moshave, zgjat 1 orë e 45 minuta..

botuar më 24-10-05 8.40.PD

Kryeasistenti Radosllav Jordanov: Nuk ka asnjë mënyrë për ta njohur Danubin nëse nuk "zhyteni" në të

Pushimet mund të jenë të paharrueshme jo vetëm buzë detit, ose në mal, por edhe me një shëtitje në plazhet e egra të Danubit. Secili nga qytetet përgjatë brigjeve të lumit të madh na jep mundësi që të shtrijmë një ombrellë dhe të shkelim në rërat..

botuar më 24-09-29 6.15.PD

Me një ekspozitë blogerët e udhëtimit na ftojnë që të njohim qoshet më magnetike të atdheut

"Bullgaria - magnetike dhe e bukur" - me këtë titull, blogerët bullgarë të udhëtimit prezantojnë disa nga vendet më magnetike në vendin tonë. Ekspozita me fotografi unike të realizuara nga udhëtarët mund të shihet në hyrjen e Kopshtit Detar në Varna..

botuar më 24-09-28 8.35.PD