Ministri teknik i turizmit, Ilin Dimitrov, është duke përgatitur vizita (udhëtime) në tregjet e afërta (Maqedonina e Veriut, Serbi, Rumani, Turqi, Greqi) dhe tregje të distancave të mesme (Gjermani, Republika Çeke, Hungari, Poloni, Lindja e Mesme). Qëllimi është të përmirësohet dukshmëria e vendit tonë, të tregohet gatishmëri dhe dëshirë për të mirëpritur turistët në Bullgari.
Sa për prioritetet në përgatitjen e sezonit dimëror, fjalët “parashikueshmëri” dhe “siguri” do të jenë kyçe, siguroi Dimitrov. Do të punohet për korridoret e gjelbra për turistët që vijnë në rast të një zhvillimi të pafavorshëm të pandemisë, për kalimin e lehtë nëpër pikat kufitare, për marrëveshje reciproke për anulimin e certifikatave jeshile me Rumaninë dhe vendet fqinje në rast të zhvillimit të pandemisë së Covid- 19.Për sa i përket diversitetit të shpendëve, vendi ynë renditet në vendet e para në Evropë dhe është në TOP 5 të destinacioneve për të ashtuquajturin “vëzhgimi i shpendëve” apo “turizmi ornitologjik” në Kontinentin e Vjetër, mësojmë nga biseda jonë me..
Festat po afrojnë dhe ofertat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri po kërkohen gjithnjë e më shumë. Rezervimet filluan që nga shtatori dhe tani është pothuajse e pamundur për të gjetur vende të lira në destinacionet tona më të njohura , njoftojnë..
Në renditjen e Forbes, qyteti ynë i dytë më i madh, Plovdiv, është në TOP-3 të destinacioneve të rekomanduara për festat e ardhshme të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Ekspertë të organizatës turistike European Best Destinations e vendosin Plovdivin në..