Ekspozita e stilistit të famshëm çek të porcelanit dhe qeramikës Roman Shedina mbetet pjesë e programit kulturor të Qendrës Çeke në Bullgari. Pas vizitës në Sofje, ajo mund të shihet në Burgas deri në fund të gushtit. Ekspozita është pjesë e programit me rastin e Presidencës së tanishme çeke të Këshillit të BE-së dhe prezantohet nga Akademia Kombëtare e Arteve - Dega në Burgas, ndërsa në shtator do të jetë mysafir në Galerinë e Arteve të Qytetit të Plovdivit.
Është një pasqyrim i mendimeve të autorit se pse njerëzit janë të rrethuar nga vazo qeramike dhe çfarë fshihet pas këtij pasioni. Projekti i Shedinës shoqërohet edhe me citate dhe vepra të tjera që plotësojnë punën e tij. Ai padyshim ka një ndikim në artin bashkëkohor, pasi veprat e tij janë pronë e Muzeut të Arteve të Aplikuara në Pragë, e Galerisë së Moravisë në Brno, e Muzeut të Qeramikës në Westerwald (Gjermani), si dhe e shumë koleksioneve dhe galerive private në Lindje dhe në Evropën Perëndimore.
Përpiloi: Gergana Mançeva
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: sofia.czechcentres.cz, Facebook / @nhaburgasDrama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Pak ditë më parë në qytetin tonë të Detit të Zi Burgas u hap një hapësirë ku arti, shkenca dhe magjia i japin dorë njeri tjetrit. Mysafirët e Muzeut të ri të së Pamundshmes transportohen në botët paralele për të mësuar më shumë rreth universit...
Institucioni më i madh i arsimit të lartë në Portugali ka 252 000 studentë, 20 000 prej të cilëve janë nga kombësi të tjera. Në këtë konglomerat të veçantë kulturash, një vend të veçantë për më shumë se 30 vjet ka edhe kultura bullgare. Lektorati i..