Bullgaria ka nënshkruar sot një marrëveshje për aranzhimet operacionale me Komisionin Evropian. Kjo është marrëveshja e fundit e nevojshme në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë përpara se vendi ynë të paraqesë një kërkesë zyrtare për marrjen e fondeve në kuadër të mekanizmit, njoftoi Ministria e Financave. Marrëveshja operacionale specifikon metodën e verifikimit për arritjen e objektivave të rënë dakord dhe çështjet praktike që lidhen me monitorimin e zbatimit të Planit.
Në ditët në vijim Bullgaria do të dërgojë kërkesën e parë për marrjen e fondeve në kuadër të mekanizmit, të cilat pas vlerësimit të nevojshëm pritet të mbërrijnë në vendin tonë në vjeshtë.Presidenti Rumen Radev, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Vietnam, mbajti një ligjëratë në Akademinë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme me rastin e 75 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Kreu i..
“Për ne, Bojko Borisov si kryeministër i Bullgarisë është një propozim absolutisht i papranueshëm, ne nuk do të marrim pjesë në tregti për poste. Kështu iu përgjig “Po e vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike” (PP-DB) propozimit të liderit të..
Gjatë natës do të mbizotërojë mot i kthjellët dhe pothuajse i qetë. Në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull ose me vranësira të pjesshme vende-vende në ultësira, gropa dhe përreth pellgjeve ujorë. Temperaturat minimale do të jenë..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga..
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen...