Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti caktoi zgjedhjet parlamentare për 2 tetorin dhe emëroi një qeveri të përkohshme

Gëllëb Donev
Foto: BGNES

Me dekret, presidenti shpërndau Legjislaturën e 47-të të Kuvendit Popullor nga 2 gushti dhe caktoi zgjedhjet për një parlament të ri më 2 tetor. Presidenti Rumen Radev emëroi një qeveri të përkohshme të përbërë nga:

Gëllëb Donev Kryeministër;

Llazar Llazarov, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Çështjeve Sociale;

Hristo Aleksiev, Zëvendëskryeministër Ekonomik dhe Ministër i Transportit;

Ivan Demerxhiev, Zëvendëskryeministër për Rendin dhe Sigurinë Publike në Departamentin e Punëve të Brendshme;

Atanas Pekanov, Zëvendëskryeministër për Menaxhimin e Fondeve Evropiane;

Rosica Velkova-Zheleva, Ministre e Financave;

Dimitër Stojanov, Ministër i Mbrojtjes;

Asen Mexhidiev, Ministër i Shëndetësisë;

Ivan Shishkov, Ministër i Zhvillimit Rajonal dhe Punëve Publike;

Sasho Penov, Ministër i Arsimit;

Nikollaj Millkov, Ministër i Punëve të Jashtme:

Krum Zarkov, Ministër i Drejtësisë;

Velisllav Minekov, Ministër i Kulturës;

Rosica Karamfillova-Bllagova, Ministre Ekologjike;

Javor Geçev, Ministër i bujqësisë;

Nikolla Stojanov, Ministër i Ekonomisë;

Rosen Hristov, Ministër i energjetikës;

Aleksandër Pulev, Ministër i inovacionit dhe rritjes;

Ilin Dimitrov, Ministër i Turizmit;

Vesella Leçeva, Ministre e Sportit;

Georgi Todorov, Ministër i Menaxhimit Elektronik.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë kërkon një hetim të rolit të Deljan Peevskit në falimentimin e KTB dhe “Bullgartabak”

Aleanca për të Drejtat dhe Liritë (APS) rreth Ahmed Doganit njoftoi se mbështet kategorikisht deklaratën e PP-DB për një kordon sanitar rreth formacionit të Deljan Peevski - DPS - Fillimi i Ri. Sipas APS, parlamenti duhet të shqyrtojë rolin e..

botuar më 24-11-04 4.27.MD

Bullgaria nënshkroi një kontratë për kapacitete të reja bërthamore me "Westinghouse" dhe "Hyundai"

Centrali Atomik Elektrik “Kozlloduj - Kapacitetet e reja” dhe konsorciumi midis “Westinghouse” dhe “Hyundai” nënshkruan një kontratë inxhinierike për ndërtimin e kapaciteteve të reja bërthamore në Centralin “Kozlloduj”. Përgatitja e projektit..

botuar më 24-11-04 4.06.MD
Rosica Mateva

Në 63 seksione duhej të kishte, por nuk kishte video përgjim të zgjedhjeve

Për 63 vendvotime nga gjithsej 11 626 që duhej të kishin video-përgjim, nuk ka video live dhe regjistrim të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit. Këtë e ka bëri të ditur zëvendëskryetarja dhe zëdhënëse e Komisionit Qendror të..

botuar më 24-11-04 3.34.MD