Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Katërfishim i turistëve rusë në Bullgari deri në maj 2022

Foto: Ministria e Turizmit

Turistët rusë janë në rritje, pavarësisht sanksioneve për luftën në Ukrainë. Në mungesë të fluturimeve direkte drejt Bullgarisë nga janari deri në maj 2022, u regjistruan 33 584 vizita të turistëve rusë me fjetje. Rritja e turistëve rusë krahasuar me një vit më parë është 3.9 herë, njoftoi Ministri i Turizmit në dorëheqje Hristo Prodanov.

Ministria njofton se të gjitha aktivitetet e planifikuara informative dhe fushata reklamuese e Bullgarisë në tregun rus janë të pezulluara përkohësisht. Por Shërbimi Konsullor në Moskë vazhdon të lëshojë viza turistike për qytetarët rusë në një regjim normal pa kufizime.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në shumë qytete do të mbahen demonstrata kundër dhunës ndaj grave

Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga “Mobilizimet Feministe”. Qëllimi është tërheqja e vëmendjes së shoqërisë dhe institucioneve ndaj..

botuar më 24-11-25 8.10.PD

Më së shumti udhëtojnë bullgarët në moshë nga 25 deri në 44 vjeç

Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..

botuar më 24-11-23 2.05.MD

Greqia shton numrin e policëve në PKK "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për kalim më të shpejtë

Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..

botuar më 24-11-22 8.05.MD