Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazi i Parajsës - argëtimi i ri modern dhe i rrezikshëm për adoleshentët

Foto: pexels

Frymëmarrja e gazit të parajsës është një modë që, me fluturimet e saj joshëse, pavarësisht dhe kalimtare përtej realitetit, po magjeps gjithnjë e më shumë adoleshentë.Por, del se loja e tyre fare nuk është padëmbshme. 

Avokatja e Popullit Diana Kovaçeva bëri thirrje për masa urgjente kundër përdorimit të lirë të balonave me oksid azoti. Drogimi me gazin e parajsës, siç quhet ndryshe, praktikohet sistematikisht nëpër klube dhe tashmë shumë fëmijë janë dëmtuar, theksoi ajo, duke rekomanduar ndryshime legjislative për të kufizuar përhapjen e tij.
Tejkalimi me këtë argëtim të lirë dhe të aksesueshëm mund të çojë jo vetëm në qëndrime në spital, por edhe në dëmtime të përhershme neurologjike, paralajmëron anesteziologu doktor Jasen Grozev. Çfarë ndodh në të vërtetë me trupin e njeriut nën ndikimin e dyoksidit të nitrogjenit?
Doktor Jasen Grozev 
“Në përdorimin e tij mjekësor, ai mbështet zbatimin e një anestezie të përgjithshme – shpjegon specialisti.- Por këto janë momente të kontrolluara në të cilat furnizimi me oksigjen është absolutisht i detyrueshëm dhe nuk ka asnjë mundësi për të marrë frymë vetëm gaz parajse. Derisa në një  festë adoleshente, gazi i pastër i parajsës gëlltitet dhe krijohet hipoksi, një gjendje me oksigjen të ulët në trupin tonë, që çon në vuajtje të rënda në të gjitha indet, sepse papritur ajo që na jep jetë është zhdukur, qoftë edhe për një kohë të shkurtër. Është e mundur të thithim vëllime shumë të mëdha për të zhvendosur plotësisht oksigjenin nga përzierja e thithur, kurse ne përgjithësisht thithim rreth 21% oksigjen.”

Kur ka mungesë totale të oksigjenit në trup, indi nervor është më i prekuri, pasi ka pak mundësi për rigjenerim.“Nuk ka organ apo ind që nuk vuan – sidomos gjatë një përdorimi ekstrem”, thotë doktori Jasen Grozev.

Ai largon keqkuptimin se thithja e gazit të parajsës pak nga pak nuk përbën një rrezik serioz.Për shembull, mund të arrihet deri në dëmtime afatgjatë në sistemin hematopoietik dhe, si rezultat përfundimtar, pacienti humbet koordinimin, aftësinë për të qëndruar në këmbë, ecje të qëndrueshme.

Rezulton se, balonat e gazit të parajsës shiten lirisht dhe ligjërisht, dhe shpërndarja e tyre është pothuajse e rrufeshme.Në të njëjtën kohë, nuk ka kontroll - as policia dhe as inspektorati shëndetësor nuk kryejnë inspektime.

Plovdivi është një nga qytetet, që gdhihet me shishe të çrregullta, të hedhura në parqe dhe vende të tjera publike.Ndaj specialistët pranë Këshillit Bashkiak për Substancat Narkotike kanë marrë përsipër detyrën t'u shpjegojnë prindërve simptomat dhe dëmet e përdorimit të lëndëve narkotike dhe psikopative, duke përfshirë këtu gazin e parajsës, si dhe gjatë vitit shkollor të mbajnë leksione për nxënësit.

Oksidi nitrik është shumë më toksik nëse kombinohet me alkool, gjë që ndodh shpesh në bare, ose me substanca të tjera narkotike dhe psikopative, duke përfshirë pijet energjike të preferuara nga shumë të rinj -e drejton vëmendjen psikologja Daniella Dimitrova, e cila punon mbi programin e Bashkisë së Plovdivit. - Kur gazi i parajsës thithet në mënyrë të drejtpërdrejtë nga kapsula, në vend se nga balona, ndikimi i tij është shumë më i madh. Përveç kësaj, këto kapsula shpesh janë të lira dhe janë një import i pa rregulluar nga Kina. Është saktësuar se, ato përmbajnë grimca pluhuri dhe mbetje vajore, të cilat mungojnë nga ato të blera nga burime me reputacion për përdorim në mjekësi ose në industrinë ushqimore”.

Ministrja ekonomike në dorëheqje Kornelia Ninova njoftoi se, Komisioni për Mbrojtjen e Konsumatorëve po fillon kontrolle 24 orësh nëpër diskoteka, restorante, bare, si dhe në rrjetet sociale të shitjes online të gazit të parajsës.

Aty ku saktësohet se një gjë e tillë rastis, do të nxirret një akt i ndalimit të përkohshëm të shitjes-deklaroi ajo. Ai që nuk e zbaton këtë masë, do të gjobitet me 25 mijë leva. Dhe meqenëse nuk kemi një kuadër normativ, e luta grupin parlamentar të “Partisë Socialiste Bullgare për Bullgarinë” deri për disa orë  për të futur një ndryshim me dy fjalë në Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, që mund të shpëtojnë jetën e shumë fëmijëve. Në këtë mënyrë ndaj tekstit për ndalimin e shitjes së cigareve dhe alkoolit do të shtohet dhe shitja e gazit të parajsës”.

Përpiloi: Diana Cankova/ në bazë të intervistave të BNR-“Horizont” dhe BNR-Plovdiv/

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto:  vita.bg, freepik, pexels, BNR-Plovdiv, BGNES






Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD